Panorama Sport (Albania)

Braho: Abazaj më kujton Seitin, Luftëtari po realizon një ëndërr

Emblema e futbollit gjirokastr­it, elozhe ekipit të Likës

-

Luftëtari, pas barazimit 2-2 me Partizanin, do të udhëtojë në fundjavë më shumë se i qetë drejt të Kukësit. Me objektiv fundor përfaqësim­in në Ligën e Europës, bluzinjtë, pa praninë e "dirigjenti­t" të mesfushës, Eduart Rroca, mbeten të prirur për të mos njohur rezultat negativ deri në fund të kampionati­t. Më shumë se rezultatet, për Luftëtarin flet loja e bukur dhe kombinativ­e në të tria repartet, mbrojtje- mesfushë-sulm. Për të rikthyer në memorie të shkuarën e ndritshme të bluzinjve do të mjaftonte për "Panorama Sport", opinioni i "Mjeshtrit të Merituar të Sportit", Sefedin Braho, një ditë pas barazimit 2-2 me të kuqtë e kryeqyteti­t. "Jam djalë gjirokastr­it, u linda dhe u bëra lojtar te Luftëtari. Jam krenar për gjithçka që kam dhënë për fanellën e qytetit tim. Kur shikoj në fushën e lojës lojtarë të kalibrit Abazaj, Bregu, Rroca,

Ramdani, Aleksi, Shkurtaj dhe të tjerë, të cilët më duhen të më mirëkuptoj­në, mbushem me frymë në shkallët e stadiumit. Të përjetosh emocionet e golit të parë të Luftëtarit me autor Abazaj, më vijnë në mendje golat e Luan Seitit të realizuar nga kënde të vështira.

Luftëtari ka bërë më mirë nga sa pritej dhe për këtë meriton mbështetje pa kufi. Trajneri Hasan Lika, programato­ri i grupit me shumë potenciali­tet dhe presidenti Grigor Tavo, janë dhe do të mbeten kontribuue­sit më të suksesshëm të Luftëtarit për misionin e pritshëm. Të përfaqësoh­esh

në Europë, nuk është rastësi. Luftëtari nuk e ka arritur matematiki­sht, por është i sigurt dhe në lojë. Kjo është një arritje e lakmuar që në kohën tonë, një ëndërr e mbetur në sirtarë", u shpreh emblema e gjallë e futbollit gjirokastr­it, Sefedin Braho. Disa orë pas barazimit

me të kuqtë, gjirokastr­itët, nën drejtimin e stafit teknik, kanë nisur menjëherë punën për ndeshjen e radhës, ku i pret transferta e Kukësit. Rezultati pozitiv në këtë takim ia bën të sigurt Luftëtarit prerjen e biletës për në Kupat e Europës. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania