Panorama Sport (Albania)

6 herë kampion, Radas: Duam Kupën

“Nuk e mendoja të qëndroja kaq gjatë në Korçë, por tani jam krenar për këtë klub”

- LLAZI SARO

kënderbeu është shpallur kampion i Shqipërisë për të tetën herë në histori dhe normalisht që objektivi i parë sezonal tashmë është arritur me sukses. Një arritje kjo që ka kthyer titullin kampion në Korçë pas një viti mungesë. Normalisht që në një situatë të tillë kënaqësia është e madhe në kampin bardhekuq ku pritet edhe Kupa e Shqipërisë për të mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. I këtij mendimi është Marko Radas, mbrojtësi kroat i Skënderbeu­t, që për herë të gjashtë fiton titullin kampion me Skënderbeu­n. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, Radas tregon sekretet e këtij sezoni për bardhekuqt­ë dhe hedh “grepat” për një tjetër trofe.

Marko, Skënderbeu kampion për herë të tetë. Jeni i kënaqur?

Sigurisht që po, jemi shumë të kënaqur, pasi mbyllëm me sukses objektivin e parë sezonal. Ishim mjaft të përqendrua­r që në fillim për të fituar këtë trofe dhe tani që ia arritëm, mund të them se jemi të qetë. Është një eksperienc­ë më shumë për të gjithë ne dhe një kënaqësi realisht e madhe.

Për ju ky është titulli i gjashti me Skënderbeu­n. I kishit menduar kaq shumë suksese kur iu bashkuat skuadrës?

Po ta mendosh, duket me të vërtetë shumë, por sigurisht

VENDIMI

që kam plot kujtime të bukura me këtë ekip. Është e vështirë që të programosh që në fillim një gjë të tillë kaq të suksesshme, pasi asnjë nuk e di të ardhmen. Edhe unë, kur kam ardhur te Skënderbeu, kam pasur parasysh se erdha te kampionët në fuqi dhe normalisht do të duhet të bëja më

të mirën. Ndërsa tani shoh kaq shumë fitore, kaq shumë trofe dhe jam krenar për këtë klub, për këtë qytet, por edhe për veten time që kam bërë këtë zgjedhje.

Mund të themi se ishte ky titulli më i thjeshtë për ju?

Nuk mund të themi që ishte titulli më i thjeshtë, por ai që

kemi dominuar gjithçka nga fillimi në fund të sezonit. Kemi marrë kryesimin shumë shpejt dhe kemi udhëhequr duke treguar se këtë vit nuk do të kishim rivalë. Kjo e bëri të dukej i thjeshtë ky sezon.

Po më i bukuri a mund të themi?

Nëse flasim për bukuri, sigurisht që ky titull ka peshë, pasi kemi arritur ta kthejmë në Korçë sërish pas një sezoni mungesë. Korça nuk bënte dot pa titullin, pasi është mësuar keq këto vite dhe e ndienim detyrim ta rikthenim.

Megjithatë, vuajtët shumë në ndeshjen e fundit...

Po e drejtë, kemi vuajtur pasi e nisëm disi të shpërqendr­uar takimin. E nënvlerësu­am Lushnjën që tregoi edhe një herë se vijon të respektojë sezonin deri në fund. Më pas në dhomat e zhveshjes reflektuam dhe gjithçka ndryshoi.

Këtë fundjavë ju pret festa në Korçë...

Do të festojmë së bashku me tifozët, pasi realisht titullin të gjithë e meritojnë, nga ne lojtarët, stafi, drejtuesit dhe mbi të gjitha tifozët e qytetit që na mbështesin pa fund.

Marko, jeni dhe në finale të Kupës. Do të vijë në Korçë ai trofe?

Do të bëjmë të pamundurën. Duam ta fitojmë Kupën ashtu siç fituam kampionati­n. Duam që të sjellim këtë trofe në Korçë, pasi është i vetmi që i mungon ekipit. Besoj se e kemi forcën e duhur për ta bërë. Jemi të bindur për këtë. Korça këtë vit do të festojë dy herë, fillimisht kampionati­n dhe më pas Kupën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania