Panorama Sport (Albania)

I shënuan Skënderbeu­t, Papa e Përgjini mesazh trajnerit: Duam më shumë minuta

Portieri Bejte: Luajtëm mirë, por dihen vlerat e korçarëve

-

Lushnjarët humbën 2-4 në shtëpi me Skënderbeu­n tashmë kampion. Skuadra e drejtuar nga Ilir Gjyla arriti të surprizojë duke shkuar deri në 2-0, por më pas pësoi katër gola në harkun kohor të 26 minutave. Për “Panorama Sport”, portieri Bejte shprehet: “Impenjimi ishte maksimal. Pak mospërqend­rim dhe lodhje në pjesën e dytë dhe vlerat e Skënderbeu­t dihen. Mungesat ishin të rëndësishm­e dhe të shumta dhe kemi luajtur me djem të rinj në fushë. Megjithatë, luajtëm mirë. Po të kishim në fushë lojtarët me eksperienc­ë si Pepa, Sefa, mund të kishim bërë më mirë akoma të dilnim me pikë”,

është shprehur Bejte.

SULMI - Leonardo Përgjini dhe Enriko Papa shënuan golat e parë me fanellën verdhejesh­ile. Papa me një aksion fantastik ndihmoi Përgjinin të realizojë përballë Shehit, ndërsa lezhjani fitoi një penallti që Papa e shndërroi në gol. “E kishim vlerësuar ndeshjen me Skënderbeu­n.

Shpresoj të fitoj minutat e mia në ekip. Pavarësish­t se kam shumë rivalitet me Pepën, Sefën që janë sulmues shumë të mirë. Shpresoj që sa më shpejt të kap formën time, edhe pse kanë mbetur vetëm tri ndeshje. Të fitoj sa më shumë minuta në këto ndeshje që kanë mbetur, më shumë për besimin, veten time

dhe familjen”, deklaroi për gazetën sulmuesi Përgjini. Ndërsa sulmuesi Enriko Papa u shpreh: “Paraqitja e mirë me Skënderbeu­n është fryt i stërvitjes që kemi bërë me profesor Ilirin. Edhe më parë kemi punuar. Besoj se të gjithë bashkë jemi stërvitur mirë dhe japim maksimumin. Të gjitha ndeshjet i kemi vlerësuar njësoj. Luaj për vete, për ekipin, për tifozët që duan të luajmë në maksimum dhe pa tolerime”, deklaroi sulmuesi Papa. Penalltia? “Kam gjuajtur edhe më parë. Ekipi ka dy-tre goditës siç janë Pepa, Sefa. Kur më jepet mundësia, mund të godas. Nuk e kam asnjë problem ta bëj gol penalltinë. Jam i kënaqur që bëra mirë edhe në golin e parë duke e mbrojtur topin dhe i dhashë mundësinë Përgjinit të shënonte. I kishim golat e parë. Mundohemi të luajmë mirë. Kur të mbarojë sezoni, do të flas me drejtuesit e Lushnjës për të qëndruar”, tha Papa. Alban Alushi

 ??  ?? Enriko Papa
Enriko Papa
 ??  ?? Leonardo Përgjini
Leonardo Përgjini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania