Panorama Sport (Albania)

Idrizi: Liçajn e dua në staf, 80% e ekipit do të ruhet

-

Edmond Liçaj është një ndër kandidatët kryesorë për trajner të Flamurtari­t sezonin e ri. Lajmin e zbuluar nga "Panorama Sport" e konfirmon edhe vetë administra­tori. Sinan Idrizi tha se fillimisht i ka propozuar Liçajt post drejtues në klub dhe mbetet i hapur për të negociuar më pas për rolin e trajnerit. Ai duket se i ka vënë qëllim vetes që sezonin tjetër t'ua besoj pankinën vlonjatëve. Administra­tori thekson se për momentin nuk ka çështje "trajneri", pasi ai është Ardi Behari. "Po, është e vërtetë. Unë kam pasur një takim me ishtrajner­in e Flamurtari­t, Edmond Liçaj. I kam ofruar që të afrohet te Flamurtari. I kam kërkuar që fillimisht të jetë pjesë e stafit, në një pozicion drejtues dhe së bashku të diskutojmë për vazhdimësi­në, duke ndërtuar Flamurtari­n e sezonit të ri. Pse jo, Edmond Liçaj është edhe një kandidat për trajner të Flamurtari­t. Ai është një personalit­et i futbollit tonë. Por deri tani, ne nuk kemi hapur ndonjë tender për trajner, pasi kemi Ardi Beharin. Sezonin e ri dua të kem vlonjatë në stil, si Ruci, Liçaj apo të tjerë", tha Idrizi. RINOVIMET - Flamurtari vijon të mbetet pezull për sa u përket rinovimeve të lojtarëve, por administra­tori deklaron se: "80 për qind e këtij ekipi do të qëndrojë. Nuk është pritshmëri­a që ne kishim për disa nga lojtarët e janarit, por nuk mendoj se duhet të themi që dështuam. Jemi të vonuar me rinovimet. Por do të fillojmë së shpejti". Lojtarët kryesorë të Flamurtari­t, Alvesh (i larguar për shkak të dëmtimit), Bushiç, Nurkoviç, Bicaj, Siljanovsk­i, Veliu, Musta, Pollozhani, Useini, nuk kanë kontratë për sezonin e ardhshëm, ndërsa ajo u përfundon në fund të këtij sezoni. Kamara, Sidibe, Hoxhaj dhe Tunkara janë të huazuar dhe pritet që edhe me ta të diskutohet, pasi me letra janë pjesë e klubeve të Besëlidhje­s, Skënderbeu­t dhe Lacios. Ndërkaq, lojtarët në kontratë janë ata që u bënë pjesë e Flamurtari­t në janar, Igor Nedeljkovi­ç, Muarem Muarem dhe Fisnik Zuka. MERKATO - Administra­tori Sinan Idrizi mendon që të mos ndërhyhet shumë në merkato për sezonin e ri. Gjasat janë që të afrohen disa lojtarë nga jashtë vendit, të cilët të bënë diferencën. "Pak ditë më parë takova në Tiranë një menaxher të huaj të njohur. I kërkova që të na sugjerojë për të afruar disa lojtarë cilësorë nga tregu i huaj që të bëjnë diferencën. Jemi në kontakte me të", përfundoi Idrizi. Ermal Sika

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania