Panorama Sport (Albania)

Hila: Do bëhem baba, goli për bashkëshor­ten

Mesfushori tregon sekretin mes gëzimit për skuadrën dhe lajmit të madh që ka marrë

-

Mesfushori Ardit Hila zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë në "Niko Dovana" kundër Kukësit, ku u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe shënoi golin e barazimit të përkohshëm. Organizato­ri e bëri mjaft mirë detyrën e tij duke qenë deciziv së bashku me Hrkaç në qendër të mesfushës, në ndërtimin e manovrës sulmuese, por edhe bllokimin e kundërshta­rit. "Jam shumë i kënaqur, pasi morën një fitore shumë të rëndësishm­e, por edhe për golin. Në këtë ndeshje as barazimi nuk na bënte punë dhe morëm atë që donim falë përkushtim­it tonë në fushë. Kënaqësia është e më e madhe kur shikon që Vllaznia barazoi me Kamzën", tha fillimisht elbasanasi për "Panorama Sport". "Gara është shumë e fortë, nuk ka ndonjë diferencë të madhe pikësh. Duhet të marrim më të mirën në ndeshjet e mbetura. Nuk mund të them e lehtë, pasi vuajtëm shumë në fushë. Djemtë ishin të karikar që pas ndeshjes me Partizanin, luanim në shtëpi dhe ishim të bindur se do të fitonim. Futbolli i pranon të gjitha, e rëndësishm­e është që ekipi reagon pas golit dhe ka besim. Diçka që e kemi treguar si me Partizanin ashtu edhe me Kukësin. Në tërësi kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, pavarësish­t gabimit në golin e parë", ka thënë Hila. DEDIKIMI - Por, ky gol ka qenë edhe me dedikim për futbollist­in e Teutës, që ka zbuluar edhe një sekret të bukur në jetën e tij, pasi do të bëhet baba. "Ishte një gol i rëndësishë­m që dua t'ia dedikoj bashkëshor­tes sime pas lajmit që më dha këtë javë se do të bëhem baba. Jam shumë i lumtur dhe dua të falënderoj Zotin për gjithçka", ka mbyllur Hila deklaratën e tij. Tashmë futbollist­i, ashtu si gjithë pjesa tjetër e skuadrës, duhet të jetë i përqendrua­r për ndeshjet e radhës, pasi objektivi për të mbijetuar në Kategorinë Superiore ende nuk është realizuar dhe durrsakët janë të rrezikuar. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania