Panorama Sport (Albania)

Alla e Frashëri mbyllin sezonin

Austriaku Pakult me “laps në dorë”, raport të detajuar për çdo futbollist të skuadrës

- SKERDILAID SULOZEQI

M

ë shumë se hum bja e trepikëshi­t ndaj Teutës, ajo që shqetëson stafin teknik dhe drejtuesit e Kukësit është dëmtimi i dy futbollist­ëve. I pari ishte Albi Alla, i cili pas përfundimi­t të pjesës së parë nuk doli më në fushën e lojës. Të gjithë të pranishmit menduan se zëvendësim­i i Allës me Hoxhën erdhi si ndëshkim i stafit teknik, për shkak të gabimeve në dy golat e parë të Teutës. Latif i shpëtoi mbulimit Allës dhe shënoi golin e parë, por dhe te goli i dytë ku qendërmbro­jtësi i Kukësit shkaktoi penallti, të cilën e fitoi pikërisht Latif. Por, "Panorama Sport" mëson se nuk ka qenë shkaku i paraqitjes jo të mirë të Allës, por një dëmtim që do e mbajë gjatë larg fushave, të paktën një muaj. Alla ka pësuar tërheqje muskulore, e cila është konfirmuar dje nga ekzaminime­t përkatëse. 25-vjecari ka vuajtur këtë sezon, pasi disa dëmtime të njëpasnjës­hme nuk e kanë lejuar që tregojë më të mirën e tij. Ai ka luajtur vetëm 20 takime në kampionat këtë sezon duke qëndruar 1592 minuta në lojë.

PORTIERI - I dyti është gardiani Stivi Frashëri, i cili u dëmtua te goli i tretë i shënuar nga Teuta. Në aksionin e golit, Frashëri është përplasur me njërin prej lojtarëve kundërshta­rë dhe doli i dëmtuar nga fusha. Njëlloj si shoku i skuadrës së tij Alla, dhe Frashëri ka humbur sezonin. Dëmtimi është më i rëndë nga sa u duk, pasi portieri ka thyer bazën e gishtit të madh të dorës së majtë. Të paktën 4 javë do i duhen dhe Frashërit të rikuperohe­t. Korçari ka luajtur 8 ndeshjet e fundit si titullar te Kukësi duke i zënë vendin Koliçit. 27-vjecari ka pasur një formë mjaft të mirë në këto ndeshje të luajtura, ku Kukësi ka arritur plot 6 fitore, 1 barazim e vetëm 1 humbje, atë ndaj Teutës.

TRAJNERI - Kukësi pret në shtëpi këtë javë Luftëtarin, ndaj të cilëve verilindor­ët do kërkojnë me patjetër fitoren, pavarësish­t se dhe pse me barazim ata arrijnë matematiki­sht vendin e dytë, i cili mund të rezultojë i artë, për shkak të një dënimi të mundshëm përfundimt­ar ndaj Skënderbeu­t. Drejtuesit nuk e kanë përtypur humbjen në Durrës dhe e kanë kritikuar disa prej lojtarëve titullarë për formën dhe ndeshjen jo të mirë që zhvilluan ndaj Teutës. Pakult është me letër e laps në dorë për shumicën e futbollist­ëve, të cilët po i vëzhgon me detaje e në fund do ketë një raport përfundimt­ar për gjithsecil­in.

Stivi Frashëri

 ??  ?? Albi Alla
Albi Alla
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania