Panorama Sport (Albania)

Guri në ankand, Gjici do milionat

-

Sindrit Guri me golat e shënuar është kthyer në "yllin" e Superiores. Shkodrani i Kukësit ka shënuar 19 herë në 31 takime. Gjysmën e dytë të këtij sezoni, 24-vjeçari ka shpërthyer duke shënuar plot 15 gola në 15 takime, një ecuri e jashtëzako­nshme, e cila ka rënë në sy të shumë menaxherëv­e nga Europa dhe jo vetëm. Në adresë të Kukësit për të transferua­r Gurin kanë ardhur me dhjetëra oferta. Klauzola e shitjes së Gurit është 1 milion euro, shumë e cila do jetë e vështirë për t'u ofruar, por jo e pamundur, pasi me ecurinë që lojtari po bën, po rrit shumë vlerën e tij në treg. Guri ka përcaktuar si destinacio­n kampionati­n belg dhe janë disa klube nga ky vend që kanë ofruar deri në 700 mijë euro për të marrë shërbimet e sulmuesit, ku Gent dhe St. Truiden janë më të njohurat. Por në listën e klubeve janë shtuar Klub Bruzh e Standardi Liezhit. Në mes ka hyrë dhe menaxheri që ka transferua­r Abazajn tek Anderleht, Shkumbin Qorrmemeti, i cili ka dal garant për cilësitë e Gurit. Por është pikërisht presidenti Gjici që ka ngulur këmbë se ofertat e deritanish­me nuk kanë përmbushur pritshmëri­të e tij. Por, gazeta mëson se për Gurin është hapur një ankand i vërtetë sepse shumë klube janë të interesuar­a seriozisht për të, ku oferta kanë ardhur nga Beshiktash në Turqi, Saint Etien në Francë, Rapid i Vjenës, etj. Tashmë te Kukësi janë të vendosur se kush ekip do japë atë çka Kukësi dhe vetë lojtari kërkojnë, atje lojtari do transferoh­et dhe pse më afër duket një prej klubeve belge. PËRFAQËSUE­SJA - Përveç menaxherëv­e të huaj, interesi për Gurin tregoi edhe trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, i cili e ndoqi lojtarin në ndeshjen e fundit që skuadra luajti ndaj Teutës. Me shumë gjasa, shënuesi më i mirë i Superiores do marrë një ftesë për t'u grumbullua­r në përfaqësue­se. Largimi i futbollist­it për një shifër rekord nga skuadra e Kukësit pritet të bëhet shumë shpejt realitet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania