Panorama Sport (Albania)

Arbitrat “sakatojnë” Flamurtari­n, Kamzës i mohohet gol i rregullt

Ka edhe një penallti të mohuar për Partizanin

-

rbitrat nuk iu kanë shpëtuar gabimeve edhe në javën e 33-të të Superiores, duke ndikuar drejtpërdr­ejt me vendimet e tyre të paktën në dy takime. Flamurtari vazhdon të jetë skuadra më e penalizuar dhe ndaj Laçit, në takimin e luajtur në "Elbasan Arena", i janë mohuar dy penallti të pastra, ndërsa Kamzës i është anuluar një gol i rregullt. Partizanit gjithashtu nuk i është dhënë një 11metërsh i rregullt në ndeshjen ndaj Luftëtarit. Luftëtari - Partizani 2- 2

Gjyqtarë: A. Beqiri, D.Rexha, A.shkreta

Takimi Luftëtari-Partizani u gjykua nga një treshe e kolegjiumi­t të Tiranës, me kryesor Ardin Beqiri. Në këtë takim nuk munguan rastet për moviolë, të cilat kaluan pa ankesa nga palët, mbase ngaqë nuk ndikuan në ecurinë e takimit.

-Në minutën e 15-të, pas një goditjeje këndi, Rapa mban nga fanella Belicën, që në përpjekje për të goditur topin me kokë, humbet ekuilibrin dhe kemi të bëjmë me një penallti të mohuar për Partizanin.

-Në minutën e 43-të kemi një sinjalizim të gabuar nga anësori Shkreta për një pozicion jashtë loje, pasi Abazaj mbeti pas, ndërsa Rroca vjen pas shpine në pozicion të rregullt.

-Në minutën e 54-t, tjetër sinjalizim i gabuar për pozicion jashtë loje, pasi Bregu mbahet në lojë nga Belica. Arbitri toleroi edhe disa ndërhyrje të ashpra.

Vllaznia - Kamza 0- 0

Gjyqtarë: K.Meta, E.Doda, N. Bregasi/ Pas portave: L.Alla, O.Kuka

FSHF kishte dërguar në Shkodër gjashtë arbitra, me kryesor Kridens Metën. Në përgjithës­i, gjykimi ka qenë korrekt, por një rast në minutën e 85-të duket sikur prish mbarëvajtj­en e këtij takimi delikat. Plaku del i vetëm me portierin dhe shënon, por anësori Bregasi ngre flamurin për pozicion jashtë loje. Pamjet filmike tregojnë se sulmuesi i Kamzës është në një vijë me mbrojtësit e Vllaznisë dhe këtu kemi të bëjmë me një gabim të anësorit. Ndërkohë, kryesori Meta toleroi disa herë ndërhyrjet e rënda të Krymit, por gjithashtu edhe të Vucajt. Flamurtari - Laçi 0- 0

Gjyqtarë: A. Koçi, E.Barushi, R.Dobruna

Flamurtari vazhdon ta

pësojë prej arbitrave. Nga tri penallti të pretenduar­a prej vlonjatëve, dy i janë mohuar.

-E para ishte në të 13-ën, kur Qaqi kap nga fanella Muaremin në zonë. Penallti e munguar për Flamurtari­n.

-Në të 45-ën, Shtubina godet nga jashtë zone, devijon Nurkoviç dhe me topin që përfundon në këmbët e futbollist­ëve të Laçit, shënojnë. Por, më parë ishte sinjalizua­r pozicion jashtë loje. Vendim i rregullt.

-Në të 52-ën, Bushiç gjuan tokazi në zonë, Fangaj kap topin me dorë, por arbitri vijon me të drejtë lojën, pasi

kemi të bëjmë me prekje të pavullnets­hme.

- Flagrant është rasti i së 80-ës, kur gjuajtja e Nedljekovi­ç qartazi devijohet prej Gjonit me dorë dhe në këtë rast pamjet konfirmojn­ë se ka 11-metërsh.

Lushnja - Skënderbeu 2-4

Gjyqtarë: K. Shahini, F.Lamaj, E.Lisaku

Në këtë ndeshje nuk ka pasur raste për moviolë. Teuta - Kukësi 3- 2

Gjyqtarë: K. Kola, D.Myftari, E.Ganxhi

Në përballjen e luajtur në Durrës nuk ka pasur raste të diskutuesh­me.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania