Panorama Sport (Albania)

Elbasani feston në stadium, luan edhe për rekord

-

Elbasani pret që të dielën të zyrtarizoj­ë ngjitjen në Kategorinë e Parë, ku mjafton të mos humbasë ndaj Maliqit për ta realizuar këtë synim. Me një bilanc prej 20 fitoresh dhe pesë barazime, pa pësuar asnjë humbje në kampionat, pritet që verdheblut­ë të shpallen kampionë të Grupit B. Luftës së gjatë dhe të ashpër në këtë kategori, për më tepër që elbasanasi­t luanin në një territor të panjohur, i ka ardhur fundi dhe kanë mbetur 90-të minuta për ta mbyllur sezonin. Mirëpo, përpos realizimit të objektivit parësor, elbasanasi­t luajnë edhe për një rekord prestigji, atë të mbylljes së kampionati­t pa asnjë humbje. Duket një objektiv më se i arritshëm, për më tepër që elbasanasv­e u duhet patjetër një pikë që të sigurojnë ngjitjen në të Parën. Fillimisht çështja e humbjeve nuk u mor shumë seriozisht në klub, pasi rëndësi kishte ngjitja, por është pikërisht ky fakt që u ka dhënë mundësinë verdhebluv­e të jenë para Orikumit dhe Albpetroli­t. Gjithsesi, festa të shijon më shumë në fund, nëse përgjatë gjithë sezonit askush nuk ia ka dalë që të mposhtë dhe i ke mundur të gjithë rivalët. STADIUMI - Për ta bërë sa më të bukur ngjitjen, Elbasani do ta luajë ndeshjen e fundit me Maliqin të dielën në "Elbasan Arena". Pas sfidës me Tepelenën që u luajt në këtë impiant, është vendosur që edhe ndaj Maliqit të luhet në stadium dhe jo në kompleksin "Shefqet Lamçja", aty ku i zhvilluan të gjitha ndeshjet përgjatë gjithë sezonit. Duke qenë se Elbasani pret ngjitjen në Kategorinë e Parë, pritet edhe një mbështetje e konsiderue­shme tifozësh, ndaj festa duket më e bukur në "Elbasan Arena". Për më tepër që, sipas të gjitha gjasave, edhe hyrja do të jetë e lirë. Me ngjitjen e skuadrës në Kategorinë e Parë pritet që "Elbasan Arena" të kthehet sërish "shtëpia" e skuadrës dhe verdheblut­ë të mos i zhvillojnë më ndeshjet në komplekse të tjera. Vladimir Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania