Panorama Sport (Albania)

Kthehen Lika e Sentamu, në fushë pas 55 ditësh

Janë “makineri” golash, por askush nuk ia kalon... Bakajt

- ADELA MERKO

irana me "artileri" të rëndë ndaj Bylisit. E fundit ndeshje për këtë sezon në inferiore do të rikthejë në fushë titullarët. Vendin e eksperimen­teve tashmë do ta zërë eksperienc­a. Dhe kjo për një logjikë të thjeshtë: ky 90minutësh është i gjithi në funksion të finales me Kastriotin. Edhe pse në dy takimet e fundit hera- herës kanë marrë minuta lojtarë si Kërçiku, Hoxhallari, Karabeci, Daja, Maveje apo edhe Greca, këtë herë ajo që bie më shumë në sy është rikthimi i Ilion Likës dhe Ju-

nus Sentamusë. Që të dy do të jenë titullarë nesër ndaj ballshiotë­ve, duke u rikthyer në fushë pas një mungese të stërgjatë. Zyrtarisht, e fundit herë që kanë zbritur në fushë përkon me 17 marsin, ndërsa fitonin 2-1 me Tomorin në shtëpi. Por, që pas asaj sfide, as

njëri dhe as tjetri nuk kanë luajtur. Portieri si pasojë e një dëmtimi në gju, ndërsa sulmuesi pasi "humbi" për gati një muaj në Ugandë. Por "pushimeve" u ka ardhur fundi. Ata do të jenë nga minuta e parë në këtë duel, duke marrë minutat e munguara prej 55 ditësh. Nëse deri

tani Tirana donte me çdo kusht vetëm Kupën e Kategorisë së Parë dhe milionat, tashmë do edhe trepikëshi­n me Bylisin për të rikuperuar penalizmin që i bëri Komisioni i Disiplinës. Nëse ia dalin, do të shkonin sërish në kuotën e 42 pikëve.

"BOMBERAT" - Tirana është një "makineri" golash. Këtë sezon bardheblut­ë kanë shënuar me bollëk, duke realizuar 64 të tillë në vetëm 24 ndeshje. Dhe shënuesit më të mirë mbeten Junus Sentamu e Majkëll Ngoo me nga 12 dhe 11 secili. Është përmendur shpesh që kryeqyteta­sit si kurrë më parë kanë dy "bombera" dhe jo një, megjithatë po të bësh një vëzhgim me vitet e fundit, duhet thënë që asnjëri prej tyre nuk ia ka kaluar Elis Bakajt. Ai mbetet golashënue­si më i mirë i Tiranës për dy sezone, me 13 rrjeta në 20142015 dhe me 14 në 2015-2016. Megjithatë, ugandezi Sentamu ka shanset që ta thyejë këtë rekord nëse shënon më shumë se tre gola ndaj Bylisit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania