Panorama Sport (Albania)

Caca: E mbyllim sezonin me fitore dhe marrim Kupën

-

Kastrioti pritet të grumbulloh­et sot në Krujë dhe do të qëndrojë aty deri për ndeshjen me Tiranën. Krutanët kanë pasur kohë prej dy javësh për t'u përgatitur për ndeshjen e fundit të kampionati­t ndaj Egnatias, e cila gjithashtu është vënë në funksion të "finales" së të mërkurës, që do e luajnë në Elbasan. Për ndeshjen e nesërme, e cila do të mbyllë një sezon të suksesshëm për të besuarit e Samuel Nikajt, është vendosur që ky takim të luhet në Krujë, ndryshe nga sa ishte planifikua­r disa ditë më parë (ku mendohej të zhvendosej në Fushë-Krujë, duke qenë se në stadium mund të nisin punimet) dhe hyrja në të do të jetë e lirë. Mesfushori Albert Caca, në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport", deklaroi se luajnë vetëm për fitore në finish. "Pavarësish­t se objektivi është arritur, çdo ekip në fushën e vet kërkon të fitojë, ndaj edhe ne të njëjtën gjë do të kërkojmë. Është ndeshja e fundit e kampionati­t dhe ne duhet të tregojmë që jemi ajo skuadra që kemi udhëhequr me meritë që nga java e parë", u shpreh fillimisht Caca. Krutani i mesfushës u ndal edhe te finalja e Kategorisë së Parë që do diskutojnë me Tiranën, ndërsa tha: "Është e logjikshme që duam që të jemi ne fituesit e finales, edhe pse e dimë që do të jetë e vështirë, pasi përballë do të kemi jo vetëm skuadrën fituese të grupit B, por edhe skuadrën më të titulluar në vend, çka vetëm emri Tirana do të thotë shumë. Është një finale dhe ne do të japim më të mirën, për ta bërë tonin këtë trofe". Liridon Pasha

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania