Panorama Sport (Albania)

Andoni: Prisni futboll të bukur, fitojmë ne në Berat

-

Tomori-Apolonia është një nga sfidat më interesant­e që ofron grupi B për këtë fundsezon. Edhe pse nuk luhet për objektiva konkretë, duke qenë se të dyja kanë shpëtuar prej kohësh, pritet që të dyja skuadrat të prodhojnë futboll të bukur. Fierakët kërkojnë të "vulosin" këtë sezon me një fitore. Aq më tepër që luhet në Berat, ndaj një ekipi që meriton respekt për emrin në historinë e futbollit shqiptar, po aq dhe në përfaqësim­in aktual, ndonëse jo në elitë. Paçka se është një nga "më të vjetrit" tek Apolonia, faktorë të ndryshëm nuk i kanë krijuar mundësinë që të marrë shumë minuta gjatë 4 sezoneve të fundit. Por Dejan Andoni e ka dëshmuar korrektësi­në profesiona­le (pavarësish­t dëshirës pozitive për më shumë aktivizim), duke iu bindur kurdoherë përzgjedhj­eve të stafit teknik. Në një deklaratë të dhënë për "Panorama Sport", ai iu shmanget pyetjeve rreth hapësirës që ka marrë në vite dhe ndalet vetëm tek ekipi, duke dëshmuar se prioritet kanë vetëm ngjyrat bardhejesh­ile. "Më pëlqen të flasim për ndeshjen me Tomorin, pasi mendoj se ka dalë në pah ajo që kemi dhënë në këtë kampionat. Me beratasit, një nga skuadrat më simpatike, do futemi në fushë për fitore. A mundemi ta arrijmë? Patjetër që po. E kemi bërë gjatë këtij sezoni dhe jemi sërish gati. E rëndësishm­e është që të luhet futboll i bukur e korrekt dhe në ndeshje të tilla Apolonia di t'i prezantojë vlerat e saj më të mira, edhe ndaj një ekipi me kaq emër si Tomori", thotë mes të tjerash për gazetën Andoni. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania