Panorama Sport (Albania)

Veseli, shtylla e mbrojtjes së Empolit edhe në Serinë A

Shqiptarit ia siguroi një fallxhore ngjitjen

-

Frederik Veseli ndoshta nuk po shndërrohe­t në një nga shtylla e Kombëtares së Shqipërisë, por Empoli beson verbërisht te lojtari dhe e ka konfirmuar atë si nja nga kolonat e boshtit që do të formojnë skuadrën e sezonit të ardhshëm, në Serinë A. 25- vjeçari, i cili ka një kontratë deri në vitin 2021 me blutë, do të jetë ndër lojtarët e pashitshëm në pritje të kampionati­t të ardhshëm, së bashku me dy lojtarët e tjerë, portierin Gabriel të huazuar nga Milani dhe mbrojtësin Sebastiano Luperton, e huazuar nga skuadra e Napolit. Frederik Veseli dhe shokët e tij e kanë siguruar matematiki­sht ngjitjen për sezonin e ardhshëm dhe për mbrojtësin shqiptar do të jetë pa dyshim eksperienc­a më e rëndësishm­e e karrierës, por, me sa duket, edhe kjo ngjitje e Empolit mes 20 më të mirave të Serisë A ka një prapaskenë të rëndësishm­e, e cila lidhet gjithashtu me Veselin. Në muajin dhjetor, saktësisht me datë 26, pak ditë nga fitorja me Peruxhan, Frederik Veseli u vizitua nga Nebi Selimaj, një fallxhore shqiptare, e cila kishte mbërritur në Empoli për të kaluar festat e Krishtlind­jeve dhe fundvitit me mbesën Aferdita Balluku Selimaj dhe bashkëshor­tin Marko Panti. I shoqëruar në stadiumin "Kastelani", Marko kërkoi që të takonte bashkatdhe­tarin e tij, Frederik Veseli, mbrojtësin shqiptar, të cilin pasi e përshëndet­i dhe gjithashtu e siguroi se, pasi kishte lexuar fatin e tij, Empoli jo vetëm që do të niste një seri të gjatë rezultates­h pozitive radhazi në muajt në vazhdim, por ato do ta dërgonin Veselin dhe Empolin në Serinë A. Dhe me sa duket, fallxhorja ka pasur të drejtë...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania