Panorama Sport (Albania)

Nga Katari në Romë, Xhixho donte një natë "speciale"

-

Paraqitja më e dobët në një natë speciale. Ky përkufizim mund ta përshkruaj­ë më së miri ndeshjen e Xhanluixhi Donarumës ndaj Juventusit. Mbase Xhixho ëndërronte një natë si ajo e Dohas (Katar), ku edhe falë tij Milani fitoi Superkupën e Italisë, pikërisht ndaj bardhezinj­ve. Gjendja e rënde e portierit kuqezi dallohej qartë, edhe pse nga ekrani i televizori­t. Xhixhi, portieri i Juves, u mundua të ngushëlloj­ë, por as kapiteni i Zonjës, e aq më pak mbrojtja publike e Gatuzos, nuk ndikuan në moralin e djaloshit që, teksa dilte nga fusha, dukej një shpirt i humbur. Zhgënjim- Donaruma përjetoi një nga ato mbrëmje që duhen harruar sa më shpejt. As bashkëvuaj­tësit si Bonuçi apo Storari nuk arritën të gjenin fjalët për ta ngushëllua­r. Dy gabime trashanikë nga ana e tij i kushtuan shumë Milanit, por Juventusi i pjesës së dytë ishte një mal shumë i lartë për t'u kapërcyer, edhe pa gabimet e numrit 99 kuqezi. Benatia dhe Duglas Kosta i treguan se vëmendja nuk duhet ulur kurrë, edhe kur goditjet duken të administru­eshme. Milani mori katër shuplaka, teksa Gatuzo shpreson që Xhixho të ketë marrë një mësim të vyer, pasi siç thotë trajneri i "Djallit", "përvoja nuk blihet", ndaj 6 milionë eurot e rrogës së Xhixho, në këtë aspekt vlejnë vërtet pak.

Finalja e fundit? - Shumëkush, te Milani, mbrëmjen e 9 majit priste diçka tjetër, mbase pozitive. Ndër ta ishte edhe Xhixho, që në "premierat" e tij kundër Juventusit kishte treguar aftësi të mëdha. Këtu nuk hyn vetëm ndeshja në Superkupë (trofeu i parë i Donarumës), por edhe pritja ndaj Khedirës në tetorin e 2016-s, kur 19 vjeçari kuqezi shpëtonte rezultatin më një fluturim spektakola­r. Këto paraqitje janë në mendjen e gjithkujt, ashtu siç mund të jetë fakti që ndoshta ajo e së mërkurës ka qenë finalja e fundit e Donarumës me fanellën e Milanit. Disa nga klubet më të mëdha europiane duan talentin e portës së kuqezinjve dhe nuk do të jetë një ndeshje që do të ndikojë në opinionin për të, pavarësish­t se Xhixho dhe Raiola do të kishin preferuar një ndeshje të madhe, në një natë speciale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania