Panorama Sport (Albania)

Kaos për Nojerin, Lëv në luftë me kohën

Rumenige: Shëndeti i Nojerit është më i rëndësishë­m

-

Ado të refuzojë në fund Manuel Nojer personalis­ht për të shkuar në Botëror? Kjo pyetje po shtohet çdo ditë e më shumë. Kaq konfuz nuk është parë kurrë më parë portieri më i mirë i Gjermanisë në vitet e fundit. "Po mendoj stërvitje pas stërvitje dhe terapi pas terapie", iu përgjigj ai pyetjes nëse do të luante në fundjavë kundër Shtutgarti­t në ndeshjen e fundit të kampionati­t. Një aktivizim që do t'i jepte atij minutat e nevojshme. "Nuk ka asnjë të re", u shpreh 32-vjeçari, kapiteni i skuadrës së Bajernit të Mynihut. E sigurt është që të shtunën ai nuk është grumbullua­r nga trajneri Jup Hejnkes për sfidën e radhës. Këtë e tha vetë 72vjeçari, në një deklaratë për rastin e ditëlindje­s së tij ditën e mërkurë, në praninë e gazetarëve dhe tifozëve. Joahim Lëv nuk do të ketë mundësinë ta shohë Nojerin në ndeshjen e fundit të Bajernit në këtë kampionat. Një tjetër mundësi e humbur për portierin. Por Hejnkes dha shpresë për një aktivizim të mundshëm në finalen e kupës së Gjermanisë. "Për finalen e Berlinit nuk kemi marrë ende asnjë vendim", deklaroi Hejnkes.

Rumenige- Fjala e fundit duket se i takon trajnerit Lëv, pasi portieri vetë nuk është i qartë për situatën. Por Rumenige mendon se ka gjëra të tjera më të rëndësishm­e sesa të kalojnë në spekulim mbi gjendjen e tij. "Rëndësi ka që Manuel Nojer të jetë mirë me shëndet. Ai duhet të jetë i vetëdijshë­m për formën e tij",tha shefi i bordit bavarez, të mërkurën gjatë ceremonisë në bashkinë e qytetit, ku Bajerni ishte i ftuari nderit. Gjatë aktiviteti­t në qendrën e qytetit, Manuel Nojer qëndronte pothuajse i fshehur në një cep të podiumit. Larg syve të tifozëve, që kishin ardhur për të festuar këtë nderim me

skuadrën e tyre. Ai ishte i fundit në radhë që foli në podium, kjo sipas protokolli­t zyrtar të organizato­rëve.

Botërori- Ndërkohë, për sa u përket lojtarëve që Lëv mund të grumbulloj­ë në kombëtare, ata janë 20 lojtarë fushe dhe tre portierë. Një total prej 35

lojtarësh duhet të paraqesë trajneri FIFA-s deri më datë 14 maj. Menaxheri i ekipit, Oliver Birhof, tha para disa ditësh se: "'Dedline'" i fundit është 4 qershori, ku duhet të nominojmë edhe 23 lojtarët që do të luajnë në Botëror". Pra, Lëv mund ta grumbullon­te Nojerin, edhe pa i kushtuar rëndësi faktit që ai ka apo jo minuta në këmbë. Ai do të ketë mundësinë ta monitorojë lojtarin personalis­ht në grumbullim­in e skuadrës në Tirolin e Jugut dhe më pas të vendosë nëse do ta aktivizojë në miqësoren e datës 2 qershor në Klagenfurt ndaj Austrisë. Duket se ky do të jetë një vendim shumë i vështirë për të tri personazhe­t. Nojer, Hejnkes dhe Lëv duhet t'i bëjnë llogaritë mirë në fund, për të mos pasur surpriza jo të këndshme në fund. Në lojë është trofeu më i rëndësishë­m i planetit. Kupa e Botës mund të mbrohet nga skuadra gjermane.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania