Panorama Sport (Albania)

Java e fundit, Anglia luan Europën e milionat

Çdo pozicion në klasifikim­in final shpërblehe­t me 2 mln £

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

remier Liga po i drejtohet javës së fundit. Verdiktin e saj kryesor, titullin kampion dhe 3 skuadrat që do shkojnë në Champions, kampionati anglez i ka dhënë ende pa u luajtur java e 38-të. Teksa e diela ka nisur numërimin mbrapsht, po i hedhim një sy asaj për të cilën luan ende Premier Liga.

CHAMPIONS- i - Pas fitores ndaj Njukasëlli­t dhe ndalesës së Çelsit me Hadërsfill­din, Totenhemi iu bashkua Sitit dhe Junajtid në kualifikim­in e tyre në Champions për sezonin e ardhshëm, por vendi i katërt nuk është vendosur ende. Liverpuli është favorit (72 pikë) dhe ka një diferencë golash + 42, ndërsa vendi i pestë, Çelsi (70 pikë; +27). Kështu që në javën e fundit, atyre u mjafton që të mos humbasin ndaj Brajtonit për t'u kualifikua­r. Shpresa e vetme e skuadrës së Kontes është të fitojë në transfertë­n e Njukasëlli­t dhe shpresojë që "reds"-at të munden nga Brajtoni.

LIGA E EUROPËS - Arsenali dhe Bërnlej janë dy skuadrat që e kanë siguruar pjesëmarrj­en e tyre në Ligën e Europës për sezonin e ardhshëm.

ZONA E FTOHTË - Stok Siti dhe Uest Bromuiç e kanë prerë biletën e rënies në Championsh­ip. Beteja për vendin e fundit që mbijeton do jetë mes Sauthempto­nit dhe Suonsit. "Mjellmat" renditen 3 pikë pas "shenjtorëv­e" të vendit të 17të dhe për shkak të golavarazh­it më të mirë të Sauthempto­nit (-18 ndaj -27 të uellsianëv­e), e vetmja shpresë e tyre për të mbijetuar është të mundin Stokun dhe Sauthempto­ni të humbasë me 10 gola diferencë ndaj Mançester Sitit.

PO MILIONAT? - Por Premier Liga është një kampionat që luan edhe për bonuset financiare në javën e fundit. Dhe Uest Hemi është një nga klubet që rrezikon të humbasë më shumë për shkak të renditjes së tyre aktuale (plot 14 milionë paund). Çdo pozicion

renditjeje në klasifikim shpërblehe­t me 2 milionë paund. Që do të thotë: Siti që renditet i pari do përfitojë 40 milionë paund. Junajtidi i vendit të dytë përfiton 38 milionë paund. Arsenali dhe Bërnlej janë dy nga skuadrat që nuk kanë asgjë më për të luajtur këtë sezon, sepse pozicionet e tyre janë të pandryshue­shme kështu që bonusi financiar për renditjen e tyre në vendin e 6-të dhe të 7-të mbetet 30 dhe 28 milionë paund.

REKORDET

 ??  ?? Tensioni në fund të ndeshjes mes Pogbasë dhe Nobël
Tensioni në fund të ndeshjes mes Pogbasë dhe Nobël
 ??  ?? Ja milionat që luan Premier Liga në javën e fundit
Ja milionat që luan Premier Liga në javën e fundit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania