Panorama Sport (Albania)

Siti, drejt kampiones më të mirë të historisë

-

Me fitoren 3-1 ndaj Brajtonit të mërkurën, kampionët e Sitit i shtuan një tjetër rekord sezonit të tyre fantastik, duke u ngjitur në kuotën e 105 golave. Por cilat rekorde ka thyer ekipi i Guardiolës këtë sezon dhe cilat janë ato që mund të thyejë ende? FITORET RADHAZI - Këtë edicion "qytetarët" arritën 18 fitore radhazi, duke thyer rekordin e mbajtur nga Çelsi (13). PASIMET - 902 pasimet e kryera kundër Çelsit në fitoren 1-0 në mars ishin një tjetër rekord për Premier Ligën gjatë një ndeshjeje. Në fakt, Siti theu rekordin e vetes që vendosi në tetor kundër Uest Bromuiçit (843). GOLAT E SHËNUAR - "Qytetarët" kanë shënuar 105 gola këtë sezon dhe ndaj Brajtonit thyen rekordin që mbante Çelsi (2009/ 10; 103 gola të shënuar gjatë një sezoni). FITORE - Asnjë skuadër e Premier Ligës nuk kishte arritur më shumë se 30 fitore gjatë një sezoni (Çelsi 2016/ 17). Por Siti ka regjistrua­r 31 suksese dhe mund ta mbyllë sezonin me 32.

PIKËT - Nëse do të mundin Sauthempto­nin në javën e fundit, Siti do të bëhet ekipi i parë në historinë e Premier Ligës që arrin kuotën e 100 pikëve. Rekordin e mbante Çelsi i 2004/05 me 95 pikë. REKORDET E BARAZUARA - Siti e ka fituar titullin 5 javë nga fundi, duke barazuar rekordin e Junajtid (2000/01). Ata kanë gjithashtu 15 fitore në transfertë, po aq sa Çelsi (2004/05)

PËR T'U THYER - Çelsi grumbulloi 48 pikë në transfertë gjatë 2004/05, Siti aktualisht ka 47. Blutë e Londrës kishin një golavarazh + 71 në ( 2009/ 10), ndërsa ekipi i Guardiolës e ka +78. Diferenca e Junajtid me vendin e dytë në 1999/00 ishte 18 pikë. Aktualisht Siti e ka +17.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania