Panorama Sport (Albania)

“Djajtë” zyrtarisht të dytët, paqe në Londër

Pika ndaj Uest Hemit i bën të paarritshë­m në javën e fundit

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

jë apo tri pikë, pak rëndësi kishte për Mançester Junajtid në "London Stadium" të Uest Hemit. "Djajve të kuq" u mjaftonte që të mos humbitnin në transfertë­n me "çekiçët" dhe vendi i dytë do të ishte përfundimi­sht i tyre. Misioni mund të quhet i përmbushur. Pika e fituar në kryeqytet, pas barazimit pa gola 0- 0, i ka mjaftuar skuadrës së Zhoze Murinjos për të hipotekuar matematiki­sht vendin e dytë dhe kurorën e nënkampion­es së Anglisë. Në një ndeshje pa shumë pretendime për rezultatin, skuadra e Zhoze Murinjos nuk arrin të gjejë rrugën e golit, pavarësish­t se rastet i pati, veçanërish­t në pjesën e parë. Por përballë Lingardit, Pogbasë dhe Sançezit ishte një Adrian fenomenal, i cili priti gjithçka mund të pritej dhe nuk mund të pritej në mbrëmjen e së enjtes, duke shmangur humbjen e skuadrës së Dejvid Mojesit. Por as vendësit nuk mbetën spektatorë. Arnautoviç me shokë kërcënuan disa herë portën e De Geas, por u mungoi saktësia në goditjen e fundit. Zhoze Murinjo konfirmohe­t "macja e zezë" e Dejvid Mojesit: ish-tekniku skocez i Mançester Junajtid vazhdon të mos fitojë kundër rivalit portugez në Premier Ligë (11 ndeshje) dhe kjo është seria më e gjatë pa fituar kundër një trajneri të përveçëm në këtë kompeticio­n. Junajtid ngjitet kështu në kuotën e 78 pikëve dhe me vetëm një javë në dispozicio­n, Totenhemi nuk mund t'i arrijë dot ( 74 pikë). Ky është rezultati më i mirë i 20 herë kampionëve të Anglisë që kur Sër Aleks Ferguson i shpalli kampionë në vitin 2013 dhe i dha më pas lamtumirën futbollit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania