Panorama Sport (Albania)

Murinjo: Pogba-Rashford s’largohen, por disa s’e meritojnë të qëndrojnë

Trajneri i Junajtid bën gati listën e spastrimev­e

-

Zhoze Murinjo i gëzohet vendit të dytë dhe shfrytëzon rastin për të treguar edhe njëherë se me këtë skuadër ky është rezultati më i mirë që mund të arrinte këtë sezon, pasi Mançester Siti është i pakrahasue­shëm. "Ishte një ndeshje e mirë. Patëm rastet tona në pjesën e parë, por nuk arritëm dot të shënonim edhe për shkak të portierit të tyre. Duhet të jemi të kënaqur sesi shkoi ky sezon. Siti ishte skuadra më e mirë. Ne u renditëm pas tyre".

SHPËTON POGBA - Njëri e kishte praktikish­t valixhen në dorën, por edhe tjetri ishte duke e bërë gati. Por për t'i mbajtur të dy, mendon tekniku i Mançester Junajtid: "Pogba? Do të mbetet me ne edhe sezonin tjetër. Mund t'ua garantoj se unë dhe klubi nuk duam që të largohet", konfirmoi trajneri portugez, i cili vendos veton edhe për largimin e Markus Rashfordit, i konsiderua­r një talent i nevojshëm, pavarësish­t sezonit të vështirë. SPASTRIMET - Por nga "gijotina" e 55-vjeçarit nuk do të shpëtojnë shumë trajnerë të tjerë, për të cilët luzitani thotë se nuk i sheh të kenë potencial për të arritur standardet e nevojshme për të vazhduar të luajnë në "Old Trafford". Trajneri nuk i identifiko­n ata, por në të shkuarën ai ka vënë në dyshim Marsialin dhe Shoun. Pastaj i lëshon edhe një shigjetë Sitit që transferoi Edersonin dhe Laporten, sepse nuk i pëlqeu Bravo dhe Stons. "Shumica e ekipeve të Premier Ligës nuk mund të kenë skuadrën perfekte. Sa pikë na ndajnë nga Siti? Nuk janë 2, as 3 apo 4. Janë shumë. Disa nga lojtarët tanë duhet të kenë më shumë vazhdimësi. Unë e di sa mund të japin lojtarët e mi. Sigurisht, që për disa jam i bindur se do t'ia dalin. Për disa të tjerë kam shpresë, por për disa të tjerë nuk besoj. Për sa kohë nuk ke një skuadër perfekte ku blen një portier, nuk të pëlqen, pastaj blen një tjetër portier. Apo blen një qendërmbro­jtës, nuk të pëlqen, pastaj blen një tjetër, atëherë duhet të mbash lojtarët që nuk i do dhe nuk beson se janë në nivelin e skuadrës".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania