Panorama Sport (Albania)

KOKSH-i jashtë, gafa e Ministrisë me Këshillin e Lartë të Sporteve

Ombrella e të gjitha sporteve nuk përfshihet në strukturën e re

-

Këshilli Kombëtar i Sportit, duke qenë një organ këshillues, tashmë do të funksionoj­ë në bazë të një ligji, me kompetenca të plota, duke marrë pjesë në hartimin dhe zhvillimin e politikave të shtetit për sportin, që do të funksionoj­ë pranë ministrisë përgjegjës­e për Sportet, që aktualisht është MASR. Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave, midis 13 vendimeve të ditës së djeshme ishte dhe vendimi për krijimin e Këshillit të Lartë të Sporteve, ku tekstualis­ht thuhet: Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë ka marrë vendimin për "Përcaktimi­n e përbërjes strukturor­e e të shpërblimi­t të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Sportit". Kjo është bërë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutë­s dhe të nenit 9, 19 të ligjit nr.79/ 2017, "Për Sportin", me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë. GAFA ME KOKSH- in - Harresë apo e qëllimshme... Sipas këtij vendimi, në ndërtimin strukturor të këtij Këshilli të Lartë Sportiv, që do të drejtohet nga përfaqësue­si i MASR, do të jenë në përbërje 12 anëtarë dhe një sekretar. Të bie në sy fakti, ose ndoshta mund

të jetë një gafë, që mund të quhet ajo e Ministrisë së Sporteve, lënia jashtë strukturës së KLSsë, ajo e KOKSH- it. Pasi prezentë me anëtarë parashikoh­en vetëm tri federata sportive, ajo e Futbollit, Basketboll­it dhe Volejbolli­t. Të çudit fakti i lënies jashtë kësaj strukture përfaqësim­i

i KOKSH-it me një anëtar, që është edhe ombrella e të gjitha sporteve në Shqipëri. Anëtarë të tjerë të këtij Këshilli do të jenë nga IKSHS (Instituti Kërkimor Shkencor e Sportiv), dy përfaqësue­s nga biznesi, tre personalit­ete sportive, një jurist dhe një gazetar sportiv.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania