Panorama Sport (Albania)

Teuta luan me nervat e Tiranës

Durrsakët shfrytëzoj­në tensionin e kundërshta­rit, Shima e Dukas “kartonë të kuq”

- ROLAND GJINI

nde nuk ka një fitues në përballjen për titullin kampion mes Teutës dhe Tiranës. Gjithçka është në baraspeshë në 4 ndeshjet e luajtura, pasi të dyja skuadrat kanë marrë nga dy fitore secila. Do të jetë ndeshja e së dielës më 13 maj, që do të luhet në pallatin e sportit "Asllan Rusi", ajo që do të shpallë kampionin e vendit në basketboll­in e meshkujve. Ka përfunduar me fitoren e durrsakëve ndeshja e katërt finale mes Teutës dhe Tiranës. Pas sfidës së djeshme, janë barazuar seritë e fitoreve 2 me 2. Edhe dje, ashtu si edhe në takimet e para, dueli ka qenë i mbushur me emocione, por dhe tensioni nuk ka munguar. Ekuilibri i tri periodave të para u prish në 10-minutëshin e fundit, ku vendësit ishin më superiorë, kjo edhe për meritë të kundërshta­rit, i cili u përfshi në nervozizëm. Sfida nisi në baraspeshë me të dyja skuadrat, që tregohen të matura në tentativat sulmuese. Teuta, e mbështetur nga tifozëria e saj, ka momentet e veta të mira. Nga ana tjetër, edhe Tirana tregon herë pas herë, që ka dëshirë ta mbyllë çështjen e titullit pa u luajtur takimi i pestë. Edhe perioda e dytë shoqërohet nga ekuilibri i plotë (pjesa e parë 36-36). Perioda e tretë nis me rivalitet të plotë dhe fundi tregon shifrat 52-50, rezultati ky pas tri periodave të

para. Në të katërtën, ndodh gjithçka. Ekuilibri zgjat pak në këtë fraksion loje. Gerti Shima, një nga më të rëndësishm­it e Tiranës, përjashtoh­et nga gjyqtarët me teknikë. Shtatlarti bardheblu nuk është aspak dakord me vendimin dhe kërkon llogari te treshja e

gjykimit. Në nerva e sipër, gjatë largimit nga fusha, Shima heq fanellën e me të dyja duart e ngre lart, gjë që irritoi vendësit, por nuk mungojnë as sendet e hedhura në fushë. Përveç largimit të Shimës, Tirana dënohet edhe me 5 personale. Teuta e shfrytëzon mjaft mirë këtë moment dhe në pak minuta diferenca shkon në 63-64. Pas Shimës, të njëjtin fat e pëson dhe trajneri, Dukas. Tashmë e favorizuar edhe nga tensioni total i Tiranës, Teuta thellon gjithnjë e më shumë avantazhin për ta fiksuar fundin e takimit në shifrat 83-73.

TRAJNERI I TEUTËS

 ??  ?? Faksimile e vendimit të Këshillit të Ministrave
Faksimile e vendimit të Këshillit të Ministrave
 ??  ?? Çast nga ndeshja
e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania