Panorama Sport (Albania)

Akord me Emre Xhan, largohet Markizio

Mesfushori i Liverpulit pritet të zyrtarizoh­et pas finales së Champions-it

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Juventusi vazhdon të fi tojë, madje të forcojë diktatin e tij në Itali, por ndërkohë sheh edhe nga e ardhmja. Dhe objektivi i tyre është forcimi i grupit aktual, për të arritur tek ajo Ligë Kampionesh, ky trofe që po bëhet gjithmonë e më i mallkuar për bardhezinj­të, ajo "kupë me veshët e mëdhenj" që është transformu­ar në një fiksim prej 22 vitesh tashme, sepse që nga ajo e fituar në vitin 1996 kanë pasur pesë finale, që të gjitha të humbura. Gjithsesi, pas fitores së Kupës së Italisë dhe në pritje të konkretizi­mit të titullit të shtatë kampion radhazi, klubi bardhezi duket se e ka kompletuar blerjen e parë të madhe për sezonin e ardhshëm, siç e zyrtarizoj­në burimet e së përditshme­s "Corriere dello Sport". Juventusi bën të mundur blerjen e objektivit kryesor që i kishin paracaktua­r vetes dhe ai është mesfushori Emre Xhan. Lojtari gjerman me origjinë turke, i cili do të largohet nga Liverpuli me parametër zero, do të zbarkojë në Torino me parametër zero, por zyrtarizim­i do të vijë vetëm pas mbrëmjes së finales së Ligës së Kampioneve, më 26 maj, që sheh të kuqtë të impenjuar kundër Realit të Madridit. Për këtë takim, Emre Xhan mbetet ende në dyshim, teksa po rikuperon nga një dëmtim në shpinë, edhe pse mjekët janë optimistë se mund t'ia dalë. Edhe pse për 24-vjeçarin ishin futur në garë edhe skuadra të mëdha si Mançester Junajtid e Siti, Reali i Madridit dhe Bajerni i Mynihut, duket se Juventusi i ka dhënë zgjidhje kësaj

tratative duke dalë jashtë politikave të tij si klub, por pas shumë muajsh negociata, në fund drejtori Xhuzepe Marota ka pranuar kërkesën e lojtarit dhe atë të menaxherit të tij, siç ishte futja e një klauzole në marrëveshj­e,

për prishjen e kontratës, një shifër normale, jo nga ana monstruoze­t, duke parë se ai po zbarkon te Juventusi me parametër zero. Dhe sipas "Corriere dello Sport", shifra e klauzolës do të jetë mes 50 dhe 60 milionë eurove. Kjo, për arsye që nëse ai nuk fiton Championsi­n me bardhezinj­të, të mund të shkëputet lehtësisht në ndonjë tjetër klub të madh, ku të synojë këtë trofe, të cilin gjithsesi mund ta fitojë që në mbrëmjen e 26 majit, me Liverpulin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania