Panorama Sport (Albania)

Hysaj akord me PSG, gati transferim­i

Livio Varriale: Mbrojtësi shqiptar do të largohet nga Napoli për rreth 30 mln euro

- OLSI TUJANI

ezoni edhe nuk ka përfunduar dhe mer kato e transferim­eve nuk është hapur. Mirëpo, ka shumë skuadra, të cilat janë hedhur në veprim për të piketuar dhe prenotuar afrimet e nevojshme. Së fundmi, Elseid Hysaj është përfshirë në vorbullën e lajmeve rreth merkatos, për transferim dhe ndjekje nga shumë skuadra prestigjio­ze. Megjithatë, dje, është dashur një postim në rrjetet sociale nga një gazetar italian, që të ndryshojë i gjithë kursi për të ardhmen e shqiptarit.

NJOFTIMI - Gazetari Livio Varriale ka shpërndarë një informacio­n rreth së ardhmes së mbrojtësit të Kombëtares shqiptare të futbollit. Themeluesi i portalit informativ "Julie Italia", i rajonit të Kampanjës, zonë që përfshin edhe Napolin, është i bindur se shqiptari do të luajë dy ndeshjet e fundit me napolitanë­t dhe se destinacio­ni i tij do të jetë skuadra parisienë. "Hysaj është shitur te PSG", ky ishte komenti i parë që bëri gazetari në llogarinë e tij në "Twitter". Duke shtuar të tjera të dhëna, ai vijon: "Kam informacio­net e mia se mbrojtësi do të largohet nga Napoli në fund të sezonit. Bëhet fjalë për një transferim që ka kushtuar përafërsis­ht 30 milionë euro", ka shkruar gazetari italian. Ndonëse portali i tij mund të mos ketë besueshmër­i në rang kombëtar në Itali, ato që e kanë shpërndarë këtë lajm i kanë dhënë atij jehonë në të gjithë gadishulli­n Apenin. Kanë qenë portalet pranë skuadrës së Napolit, që e kanë shpërndarë këtë informacio­n, duke hedhur vërtet hije dyshimi rreth një të ardhmeje të mundshme të shqiptarit në Francë. Në Francë, shqiptari do të gjente Daniel Alvesh, megjithatë mosha e tij mund të jetë një asist për shqiptarin, duke qenë se braziliani mund të mos përballojë ritmet maksimale për t'i luajtur të gjitha ndeshjet në të gjitha kompeticio­net. Por, Hysaj ka një të dhënë specifike, që mund të jetë shtysë për këtë transferim. Mbrojtësi i Kombëtares mund të luajë me lehtësi dhe me të njëjtën performanc­ë edhe në të majtë, ku Kurzaua aktivizohe­t momentalis­ht dhe që është në skadim të kontratës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania