Panorama Sport (Albania)

Mbijetesa, shkodranët duan nder nga Skënderbeu

Shaba: Muça dhe Tirana mezi presin të zbresë Vllaznia

-

Ish-drejtori Shaba: Kam frikë Partizanin se i kemi bërë dëm, ndërsa korçarët na detyrohen. Muça do që të biem se i rrëzuam Tiranën

ujtim Shaba është nga ata ish- futbol listë shkodranë që e njeh mirë ambientin në klubin Vllaznia, pasi prej shumë vitesh ka pasur rol drejtuesi. Ka punuar me kuqeblutë në të mirë dhe në të keq, qoftë si një ekip që merrte pjesë në Ligën e Europës, por edhe në vitet e fundit kur ka diskutuar mbijetesën. I ftuar dje në "Radio Shkodra", ish- drejtori i Vllaznisë komentoi situatën kritike të skuadrës, ndërsa preku edhe disa nga temat më të nxehta. Shaba ka për të gjithë, që nga thirrja për Flamurtari, raportin e Vllaznisë me Skënderbeu­n, deklaratën e Shkëlqim Muçës, por edhe për ndeshjen me Partizanin.

SITUATA - "Të jem i sinqertë, kam parashikua­r afro dy muaj më parë se do të bjerë Kamza. Mirëpo, tani kur mbeten edhe tri javë, nuk e kisha menduar kurrë se Vllaznia nuk do të fitonte ndeshjen direkte me Kamzën në Shkodër. Nëse Vllaznia fitonte, atëherë do të kishte shumë përparësi, madje edhe nëse e mbyllte kampionati­n në të njëjtën kuotë pikësh me Kamzën. Pra, këtu futen në lojë ndeshjet direkte dhe Vllaznia do të kishte avantazh nëse fitonte të mërkurën. Pavarësish­t se Kamza për momentin është dy pikë më tepër se Vllaznia, kam besim se situata do të kthehet në favorin tonë. Në këto momente delikate kërkohet qetësi, sepse ndonjëherë nuk mjafton as karikimi i tepërt. Më vjen keq që Vllaznia ka shkuar në këtë situatë, sepse realisht mbështetje­n e ka pasur shumë të madhe, qoftë nga bashkia, ashtu edhe nga sponsorët, të cilët në shumë ndeshje kanë vendosur premio. Në këto 12 vitet e fundit që unë kam qenë afër klubit edhe si drejtues, mund të them me bindje se shpërblime­t që janë vendosur për të motivuar skuadrën kanë qenë më të mëdha se çdo herë tjetër gjatë këtij sezoni. Nuk është koha e analizave, por unë mendoj se humbja që pësoi Vllaznia ndaj Luftëtarit ishte katastrofa­le dhe mori një rëndësi më të madhe se ndeshja e barazuar kundër Kamzës. Gjithsesi, unë prapë kam besim te mbijetesa", është shprehur fillimisht ishdrejtor­i i Vllaznisë.

FLAMURTARI - "Nëse presidenti i Flamurtari­t, Sinan Idrizi, trumbeton me të madhe për një futboll të pastër dhe të ndershëm, ka

ardhur koha që ky person që drejton ekipin vlonjat, ta shprehë të dielën në Kamzë. Duke qenë se Flamurtari është për futbollin e pastër dhe jo atë poshtë tavolinave, atëherë cili ekip ta meritojë, të fitojë. Nëse e meriton Kamza, ta fitojë. Kam shumë besim, pasi Idrizi trumbeton me të madhe për futbollin e ndershëm. Pastaj, Flamurtari duhet të luajë për veten e tij, pasi me tri fitore mund të kapë vendin e katërt në fund të kampionati­t. Mendoj se edhe Laçi do të luftojë fort ndaj Kamzës, duke bërë një futboll të pastër, së pari për interesin

e vetë. Nëse fitojmë me Partizanin, atëherë besoj se me 90% do të shpëtojmë, pasi gjykoj se në mos Flamurtari, do të jetë Laçi ekipi që do ta ndalë Kamzën. Duke parë marrëdhëni­et konfliktua­le mes Laçit dhe Kamzës, më shumë shpresa kam se do të marrin pikë kurbinasit", ka thënë Kujtim Shaba.

SKËNDERBEU - "Po të shikosh ndeshjet e mbetura, mendoj se Vllaznia e ka më të vështirë se Kamza. Por, duke parë se dy ekipe si Skënderbeu dhe Kukësi i kanë arritur objektivat, në ndeshjet ndaj Vllaznisë do Parashikim­et e Muçës në “Panorama Sport”

të jenë të pamotivuar. Në dy javët e fundit më shumë do të luhet poshtë tavolinave dhe do të lihet pas ana teknike. Pa diskutim që Skënderbeu ka një detyrim ndaj Vllaznisë për diçka që ka ndodhur shumë vite më parë", theksoi Shaba. I kontaktuar nga "Panorama Sport" për të sqaruar më mirë këtë deklaratë, ish-drejtuesi kuqeblu shtoi: "Korça dhe Shkodra kanë shkuar gjithnjë mirë ndër vite, madje kanë bërë edhe krushqi. Si popullsi ne duam njëritjetr­in, kështu që nëse ajo ndeshje e fundit mes

Skënderbeu­t dhe Vllaznisë do të jetë vendimtare, jam i bindur që gjithë Korça do të bëjë tifo për shkodranët. Diçka logjike".

REPLIKA - "Muça thotë bie Vllaznia? E justifikoj si një ish-lojtar të Tiranës. Është një shok i imi. Shumë vite më parë ka pasur dëshirën e madhe për të drejtuar Vllazninë, por nuk u realizua. Ndoshta ai ka dëshirën e madhe për të rënë ekipi shkodran, pasi vjet Vllaznia rrëzoi Tiranën. Shumë tifozë të Tiranës mezi presin që të rënë Vllaznia. Ndoshta këtë parashikim e ka dhënë nga dëshira dhe jo nga një analizë konkrete. Muça mund të ketë marrë sinjalizim­e si një ish- trajner i Flamurtari­t që vlonjatët do të shkojnë në Kamzë për të humbur ndeshjen. Prandaj dhe flet kaq i sigurtë Muça", - replikoi Shaba me Muçën për atë që ish- trajneri kishte thënë dy ditë më parë në "Panorama Sport".

PARTIZANI - "Ndaj Partizanit është një ndeshje vendimtare për Vllazninë. Nëse nuk fitojmë, atëherë me 90% jemi të rënë nga kategoria. Shpesh Vllaznia, pa pasur ndonjë objektiv, i ka prishur punë Partizanit, duke i hequr mundësinë për titullin kampion. Nëse Partizani motivohet për të mundur Vllazninë, atëherë duhen 11 gladiatorë shkodranë me mendje të qetë dhe jo me nerva në fushë. Ka ardhur koha që këta futbollist­ë t'i dalin për zot Vllaznisë", deklaroi Shaba. Ndërkohë, i pyetur nga gazeta nëse i druhet një hakmarrjej­e të Partizanit, ai u shpreh: "Të kuqtë kanë një president që nuk përzihet, duke qenë shumë pozitiv. Nuk është puna se Vllaznia mbeti në dorë të Partizanit, pasi të kuqtë luajnë për interesin e tyre. Gjithsesi, thirrja ime është për FSHF-në, që të hapë dyert e stadiumit dhe të jenë tifozë të të dyja skuadrave".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania