Panorama Sport (Albania)

Spaleti: Interi nuk fal, me Sasuolon mjafton edhe 1-0

Nga ekipi te merkato: Jemi përmirësua­r, për De Vrij s’flas...

- Përgatiti: LEDIO NASE

Rreziku qëndron, është i qartë: duhet menduar nëse ia vlen të mendosh për përballjen direkte të 20 majit duke nënvlerësu­ar Sasuolon, që ka siguruar qëndrimin në Serinë A, por jo për këtë arsye do udhëtojë në Milano për "ekskursion" kundër një Interi të uritur për Champions. "Për të fituar ndeshjen e nesërme (sotme) duhet të luajmë në mënyrën e duhur. I vetmi për t'u vlerësuar është Miranda, por përjashtim­i në Udine ishte ndoshta maksimumi që mund të bëja. Do vlerësoj me qetësi, ndërsa për Galjardini­n do mendojmë javën që vjen. Por, skuadra këto ditë është stërvitur në mënyrën e duhur dhe do kemi shtysën e përhershme të publikut. Nëse jemi në këtë pikë është edhe meritë e tifozëve", ka komentuar për "Inter TV" Luçiano Spaleti, përpara se t'i drejtohej sallës së konferencë­s për shtyp.

GJYSMËFINA­LE - "Vërtet, flitet për Lacion, merkaton, pagesa e të tjera, - ka vijuar trajneri, - por te lojtarët e mi shoh përqendrim­in e duhur. Kundër Sasuolos luajmë një gjysmëfina­le që duhet ta fitojmë, për të luajtur gjithçka në 'finale' kundër Lacios. Po të isha Inzagi, a do e aktivizoja De Vrijn? Duhet të mendoj për çështjet e skuadrës sime, nuk jam superhero që mendoj për të tjerët". A është e drejtë të vlerësohet sezoni në bazë të renditjes (apo jo) në vendin e katërt? Spaleti e ka përgatitur përgjigjen: "Ua lë juve gjykimin, mund të them vetëm se krahasuar me javën e parafundit të sezonit të kaluar jemi -4 pikë nga Roma dhe ishin - 16, - 2 nga Lacio dhe ishim -9. E kështu me radhë, nga Milani tek Atalanta. Në fund gjykoni ju, nëse jemi përmirësua­r ne apo janë përkeqësua­r të tjerat... Ne jemi një skuadër e fortë, kaluam një periudhë të vështirë, nga e cila arritëm të dalim. Nuk mendoj se për kthesën ndihmuan vetëm Kanselo e Rafinja, në skuadër kemi shumë resurse". Ikardi është gati të luajë në dyshe me një tjetër sulmues? "Nuk ka asnjë ndalesë, por tani nuk mund të mendojmë për sezonin e ardhshëm. Rëndësi ka vetëm Sasuolo".

RESPEKT - "Mua më intereson vetëm të fitoj ndeshje, kush mendon për goleadat nuk ka luajtur kurrë futboll, - ka komentuar Spaleti, - edhe pse kështu s'tregohet respekt për kundërshta­rin. Unë dua të fitoj 1-0! Dhe mund t'i jap njëfarë note sezonit. Një notë kaluese të plotë: 6,5. Edhe pse është e qartë që më pas duhet të rregullojm­ë diçka, e madje duke mos përsëritur gabimet e verës së kaluar. Megjithatë, unë qëndroj i qetë, sepse në fillim të sezonit mendoja se do ishin tri skuadrat që do renditeshi­n

larg nesh. Në gusht do kisha firmosur për t'u gjetur 180' nga fundi me fatin në dorën tonë". Dyshimi VesinoBorh­a: "Kanë karakteris­tika të ndryshme, me Borhan ecën mirë kur ke kontrollin e lojës, Vesino të jep pak nga të gjitha. Çelësi, gjithmonë, mbetet fitimi

i topit". Lider? "Shkrinjar, që prej korrikut, ka treguar se i ka dhuntitë, duke nisur që nga entuziazmi i shfaqur për të ardhur këtu. Dhe është konfirmuar çdo ditë, duke nisur nga stërvitja: nuk vjen vetëm për t'u shfaqur. Mund të luajë në çdo skuadër të botës". Pesë

lojtarët që rrezikojnë prej kartonëve? "Duhet të fitojmë, ndaj luajnë më të mirët".

BOBAN - Një kuriozitet në fund. Në mëngjes, në qendrën stërvitore "Appiano Gentile", është shfaqur Zvonimir Boban. "Si drejtues i FIFA-s, - shpjegon Spaleti, - kaloi për të na propozuar formatin e ri për Botërorin e klubeve që duhet të lindë nga qershori i 2021-ës, me edicione çdo katër vite".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania