Panorama Sport (Albania)

Zbardhet plani, Juvja do mbajë bllokun fitues

Episodi që ndau tifozët, u veprua me korrektësi

-

Në ambientet e Lacios nuk flitet për gjë tjetër veçse "De Vrij". Sepse është ai me diferencë të madhe nga të tjerët, mbrojtësi më i mirë i skuadrës. Interi, megjithatë, porsa ka depozituar ( ditën e enjte) kontratën e holandezit në Ligë, e në javën e fundit të kampionati­t zikaltrit do përballen në duelin direkt për Ligën e Kampioneve, pikërisht kundër bardhekalt­ërve. Ndaj, tifozëria laciale është ndarë: duhet të luajë apo jo? Zgjedhja do jetë e vështirë, pasi nuk është një javë e zakonshme kampionati. Duket, madje, më emocionues­e se një finale:

atje, në fakt, holandezi duke fituar do pasuronte kualifikon­te kryeqyteta­sit në Champions, por do linte jashtë veten… PROFESIONI­ST - "De Vrij do luajë me ne deri në ndeshjen e fundit, kemi besim tek ai". Asnjë problem dhe diskutim i mbyllur për Igli Taren, drejtorin

sportiv të romanëve, i cili duhet përmendur, nuk ka pasur asnjëherë dyshim te profesiona­liteti i mbrojtësit ( e "mbrojti" edhe në momentin që futbollist­i vendosi të mos rinovonte kontratën e propozuar edhe për një tjetër vit, duke kërkuar largimin). Ish- lojtari i Lacios ( dhe i përfaqësue­ses shqiptare), sot në rolin e drejtuesit, ka qartësuar për të përditshme­n italiane "Il Tempo" pozicionin e klubit.

E RREGULLT - Kishin lindur diskutime madje, ndër të tjera, lidhur me një parregulls­i të Interit në mënyrën e veprimit: pra, për kontratën e depozituar (që do e lidhë me holandezin për pesë vitet e ardhshme) nga klubi zikaltër në Ligë përpara mbylljes së sezonit. "La Gazzetta dello Sport", megjithatë, ka shpjeguar se rruga e ndjekur nga Interi është një fakt tërësisht teknik. I detyrueshë­m madje, sepse menjëherë porsa firmoset akordi me një lojtar i duhet përcjellë Ligës. Interi, pra, ka vepruar në mënyrë korrekte, po ashtu si lojtari, i lirë për të firmosur me një tjetër klub në momentin që arrin gjashtë muajt e fundit të kontratës me atë aktual. Në shkurt e justifikoi zgjedhjen e tij si dëshirë për t'u përballur me sfida të reja. Miqve u zbuloi edhe se kishte dyfish pagë krahasuar me atë te Lacio (4,2 mln tek Interi, 2,2 në kryeqytet). Askush nuk e kishte parashikua­r këtë fundsezoni: De Vrij do duhet të markojë Ikardin, kapitenin e tij të ardhshëm…

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania