Panorama Sport (Albania)

Panuçi premton: Shqipëria do shkojë në Europian

"Kemi një grup të vështirë, por mund t'ia dalim. Mançini, i duhuri për axurrët"

- GENTJAN ALINANI

Ka kaluar shumë pak kohë nga mo menti kur Kristian Panuçi mori drejtimin e Kombëtares shqiptare dhe duket se nuk është penduar për këtë zgjedhje. Italiani flet për "Sky Sport" dhe tregon seriozitet­in dhe kënaqësinë për të punuar në Shqipëri. Ai tregon shanset që kanë kuqezinjtë për të shkuar në Europian dhe beson se mund t'ia dalë. Panuçi analizon gjithashtu zgjedhjen e Mançinit tek Italia dhe kampionati­n italian.

Shqipëria- "Punoj në një federatë serioze dhe kam një skuadër shumë të mirë. Grupi i kualifikue­seve për në Europian është i vështirë, por mund t'ia dalim. Jam shumë i lumtur nga presidenti dhe nga grupi, me të cilin punoj. Gjithçka është e jashtëzako­nshme".

Champions- "Reali është favorit, por nëse i lë hapësira, Liverpuli të ndëshkon".

Skudeto- "Përtej episodeve që kanë ndodhur, Sarri e ka thënë vetë që Juventusi është skuadra më e fortë. Kanë një buxhet superior në krahasim me të tjerët. Fitojnë prej vitesh, por të tjerët janë afruar".

Roma- Juve- "Pres një ndeshje të vërtetë. Roma duhet të vazhdojë këtë moment të rëndësishë­m dhe ka krijuar një imazh shumë pozitiv, por Juventusi kërkon të mbyllë llogaritë. Pres një ndeshje të bukur dhe spektakola­re".

Di Françesko- "Të drejtosh një skuadër pas Spaletit nuk është kurrë e lehtë, madje as të dalësh nga momentet e vështira. Por, ai ia doli në mënyrë perfekte me një punë të shkëlqyer. Jam i lumtur për të sepse është një njeri serioz".

Mançini- "Ai ka shumë eksperienc­ë nëpër Europë dhe e njeh mirë kampionati­n italian. Është një trajner praktik për kombëtaren, ku ke pak kohë për të punuar. Nëse do të jetë ai trajner, mendoj se është zgjedhja e duhur e Italisë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania