Panorama Sport (Albania)

Ndeshja e fundit, Hejnkes: Dua ta bëjmë festë

"Myler dhe Nojer do ta ngrenë së bashku trofeun e 28-të"

-

Është ndeshja e fun dit me skuadrën e Bajernit në Bundesligë. Jup Hejnkes do të largohet në fund të sezonit nga drejtimi i skuadrës. Ai arriti të fitojë titullin në këtë sezon me bavarezët, edhe pse e gjeti skuadrën me 5 pikë më pak se rivalët. Por Hejnkes e di si funksionoj­në kampionët me të cilët fitoi tripletën në sezonin 2012-2013. Dje ai qëndronte për herë të fundit në podiumin para gazetarëve, të cilët i përshëndet­i me fjalët: "Ju falënderoj që jeni këtu, kjo nuk është një punë e lehtë. Ka qenë një nder për mua dhe ja kam kaluar shumë mirë. Përgëzimet e mia për punën që bëni", tha Jup që mori edhe duartrokit­jet e sallës. Më pas, ata vijuan normalisht pyetjet në drejtim të 73-vjeçarit.

Si po ecin përgatitje­t e skuadrës?

Jemi stërvitur mirë. Duam që nesër( sot) t'i bëjmë një mbyllje sa më të mirë sezonit, duke kërkuar fitoren. Kemi si synim t'i dhurojmë publikut një ndeshje të mirë. Shtutgarti është një kundërshta­r i mirë që vjen në Mynih për të kërkuar një vend në Europa Ligë.

Shtutgarti është ndeshja e fundit, jeni i emocionuar?

Kështu ishte edhe para pesë vitesh, por vetëm me një dallim, që u ktheva përsëri. Tani kjo nuk do të ndodhë më. Shpresoj që të rikthehem anonim, në shtëpinë time në fshat, siç ju pëlqen juve ta shkruani (qesh). Shpresoj që Bajerni të vazhdojë të jetë i suksesshëm, pasi kanë një ekip shumë të mirë dhe në të ardhmen mund të fitojnë sërish. Një mesazh për tifozët?

I falënderoj shumë. Kemi pasur nevojë për një mbështetje të tillë dhe në kohët e vështira. Atmosfera të ndihmon për të luajtur një futboll emocional. Nesër (sot) do të

jetë një festë e madhe për arritjen e suksesit të skuadrës. Kemi 34 ndeshje në majë dhe duam të mbyllim me sukses. Në stadium do të jenë të pranishëm shumë legjenda që do të festojnë me ne. Preferoj të mos marr pjesë në dushin me birrë. Por kjo nuk do të varet nga unë.

Si është gjendja e skuadrës?

Roben vuan akoma dëmtimin e pësuar me Realin. Edhe pse nuk është ndonjë dëmtim serioz, por mjekët e kanë lënë pushim që ai të rehabilito­het. Bernart dhe Alaba gjithashtu vuajnë një

dëmtim në kofshë. Braziliani nuk do të jetë ndaj Shtugartit. Ndërsa Koman është stërvitur mirë dhe po bën shumë progres. Manuel Nojer ka qenë në 80% të stërvitjes me skuadrën dhe kjo është një shenjë e mirë, por do të presim dhe javën tjetër për të dalë në një konkluzion.

Si do të jetë formacioni? Nuk do të ketë shumë surpriza, Sandro Vanger kërkon të shkojë në Botëror dhe do të ketë mundësinë për të treguar veten. Është një profesioni­st i vërtetë, shkon në palestër para dhe pas stërvitjes, një bomber i vërtetë. Skuadra do të luajë

njësoj si ndaj Shtugartit dhe ndaj Frankfurti­t.

E ardhmja juaj pas largimit?

Ka qenë shumë e lodhshme pas ndeshjes me Realin. Mezi po pres të kthehem në normalitet­in e jetës së përditshme. S'do të kem më takime me gazetarët dhe me drejtuesit, duhet të them se jam ndier mirë me praninë tuaj dhe kam ndier që më keni respektuar. Nuk do të mërzitem, pasi kam shumë hobi në jetë. Pas ndeshjes ndaj Frankfurti­t do të kem mundësinë për të folur me skuadrën. Më pas do të qëndroj edhe disa ditë në Mynih me Rumenigen, Hënesin dhe Salihamixh­iç. Dera e zyrës sime do të jetë hapur për të gjithë lojtarët. Kam kaluar shumë mirë me të gjithë, kemi punuar me përkushtim dhe kemi treguar respekt. Është e rëndësishm­e që njerëzit të merren vesh. Kemi pasur gjithmonë besim te njëri-tjetri.

Si janë shanset e Gjermanisë në Botëror?

Më duhet të qëndroj në shtëpi përpara televizori­t, por pa konsumuar patatina, birra dhe verë, vetëm ujë pa gaz. Do të ndjek ndeshjet e Gjermanisë, Anglisë dhe Spanjës. Por do të ketë ditë që mund të më zërë gjumi, sidomos në ndeshjet

që luhen në drekë (qesh). Mendoj që Gjermania do të jetë favorit, kjo nuk ka diskutim. Trajneri Lëv do ta ketë të vështirë, pasi i mungojnë disa lojtarë, Shtindël, Boateng.

Si është marrëdhëni­a me Levandovsk­in?

Nuk është e vërtetë që më ka thënë se nuk luan shpesh. Unë kam konsiderat­ë për sulmuesit e mi. Ai kërkon të arrijë kuotën e 30 golave dhe më shumë. Nesër (sot) do të ketë mundësinë ta arrijë. Shpesh më duhej të aktivizoja edhe Vangerin, pasi i mungonin minutat.

Domethënë nuk ka asnjë mosmarrëve­shje?

Është një temë që i përket së kaluarës dhe nuk dua t'i kthehem përsëri. Kemi ndeshjen ndaj Shtutgarti­t dhe jemi të fokusuar tek ajo. Duam të bëjmë një takim të bukur dhe të marrim një fitore. Ju them se Myler dhe Nojer do ta ngrenë se bashku trofeun. Ky është një gjest shumë fisnik i Tomasit. Kjo tregon që në skuadër mbizotëron një harmoni e plotë. Momente mosmarrëve­shjeje do të ketë gjithmonë, por nuk e shoh të arsyeshme të bëhet gjithë kjo zhurmë. Lojtarët janë profesioni­stë dhe këtë e kanë treguar gjatë gjithë sezonit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania