Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu në Champions, Shehi “replikon” me Muçën

"S’na interesojn­ë mendimet e të tjerëve, por ato të avokatëve"

- LLAZI SARO

Kapiteni i Skënder beut, Orges Shehi, është i bindur se këtë vit skuadra do të mbyllë gjithçka me "qershinë mbi tortë", duke bërë të vetën edhe Kupën e Shqipërisë, trofe të cilin bardhekuqt­ë nuk e kanë fituar asnjëherë më parë në historinë e klubit. Ndërsa në anën tjetër, numri një i ekipit korçar thekson se janë të bindur në bazë të garancisë që i ka dhënë klubi dhe përfaqësue­sit ligjorë të tij se pas fitimit të titullit do të marrin pjesë në Champions Ligë. I pyetur rreth deklaratës së ish-trajnerit të Skënderbeu­t, Shkëlqim Muça, në "Panorama Sport", i cili u shpreh se korçarët nuk do të marrin pjesë në Champions, Shehi u shpreh: "E kam lexuar në gazetën tuaj prononcimi­n e trajnerit Muça dhe mund te them se ai ishte kapur te fakti që këto procedura zgjasin në kohë dhe për këtë e quante të pamundur pjesëmarrj­en tonë në këtë kompeticio­n. Unë mund të them se ne jemi të bindur që do të marrim pjesë normalisht në këtë Champions Lig, pasi apelimin tashmë klubi e ka bërë në të gjitha instancat përkatëse dhe normalisht që do ta çojmë edhe në KAS. Në bazë të asaj çka na ka dhënë garanci edhe studioja ligjore, jemi të bindur se do të marrim pjesë në Champions. Nuk na intereson se çfarë mendimesh kanë persona të tjerë rreth kësaj çështjeje. Kjo, pasi ne marrim për bazë vetëm atë çka na thotë klubi dhe përfaqësue­sit ligjore të tij", tha fillimisht kapiteni Shehi.

Kupa - I pyetur rreth dëshirës për të fituar Kupën e Shqipërisë këtë sezon, Shehi u shpreh besimplotë se ekipi do të bëjë gjithçka për të marrë atë që i mungon klubit si një prej objektivav­e sezonalë. "Do të ishte trofeu i tretë për ne. Kjo për vetë faktin se është një objektiv sezonal që nuk duam ta humbim. Kemi fituar trofeun e parë në momentin kur garuam në grupet e Europa Ligës. Fituam trofeun e dytë në momentin kur u shpallëm kampionë të Shqipërisë, duke e rikthyer titullin në Korçë pas një viti mungesë. Tani do të kërkojmë dhe Kupën e Shqipërisë për të mbyllur në mënyrën më të mirë këtë sezon", ka përfunduar Shehi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania