Panorama Sport (Albania)

Zidan del hapur: Nejmari luan me Ronaldon

“Më të mirët kanë kimi, edhe për mua dhe Xhorkaef thoshin...”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Zinedin Zidan u shfaq përpara me diave në "Valdebebas" përpara ndeshjes së sotme të Realit. Por, më shumë sesa te Selta Vigo, vëmendja e mediave është te finalja e Champions-it dhe Nejmari, prandaj trajneri francez u përball me shumë pyetje për të ardhmen e braziliani­t. Zizu i dribloi ato, por sinjalet e tij ishin të qarta. Ai beson se "O Ney" dhe Kristiano Ronaldo mund të luajnë së bashku, edhe pse në fushë kanë të njëjtin rol dhe ego.

CHAMPIONS-i - "Liga e Kampioneve është diçka që e do gjithë bota". I pyetur nëse ky sezon mund të quhet i suksesshëm për Realin e Madridit, trajneri përgjigjet: "Ka shkuar ashtu siç ka shkuar. E nisëm në mënyrë të shkëlqyer, duke fituar tre trofe, dy në fillim të sezonit dhe më pas Botërorin e Klubeve. Për ne, shkoi pak më keq në Kupën e Mbretit dhe në kampionat. Por, tani duam të mbrojmë trofeun e Ligës së Kampioneve. La Liga është më e vështira për t'u fituar, por Champions-i është numri 1". Por, kjo nuk do të thotë se skuadra nuk do të motivohet në dy javët e fundit të La Ligës, pavarësish­t se gara për titullin ka përfunduar dhe nuk ka mbetur më asgjë për të fituar. "Do të përpiqemi të luajmë sa më mirë që të mundemi dhe në stërvitje do të punojmë për të përmirësua­r disa aspekte me topin".

E ARDHMJA - Ai nuk u shpëton as pyetjeve për të ardhmen e tij. Kur e pyesin nëse ajo varet nga rezultati i finales së Kievit kundër Liverpulit, Zidan përgjigjet: "Nuk them po apo jo (do qëndroj). Ajo që do të ndodhë pas finales së Kievit do të ndodhë dhe kaq. Unë jam optimist. Mendoj vetëm për të bërë atë që duhet të bëj për të fituar. Këtu ajo që ka rëndësi, janë rezultatet dhe asgjë tjetër".

NEJMAR - Pastaj shkohet te tema e nxehtë. Nejmar ka nisur misionin për t'u larguar nga Parisi me destinacio­n Madridin. Por, a mund të luajë braziliani në një skuadër me Ronaldon? "Nuk e di, nuk jam unë ai që e them këtë. Nuk e di nëse klubi është duke folur me Nejmarin. Nuk mendoj kështu, sepse të gjithë jemi të përqendrua­r në atë që ka mbetur këtë sezon. Unë nuk e kam kërkuar Nejmarin, sepse nuk përfshihem në këto gjëra. Mendoj vetëm për fundin e sezonit. Lojtarët e mirë kanë kimi mes tyre. Dhe ata janë gjithnjë të përshtatsh­ëm me njëritjetr­in". Dhe për ta ilustruar opinionin e tij, 45-vjeçari tregon një shembull nga karriera e tij: "Mua më thoshin se nuk përshtates­ha me Xhorkaefin. Nuk e di jashtë fushe, por brenda fushe ne shkonim shumë mirë. Mes më të mirëve, në fushë ka gjithnjë kimi. Pas finales, do të flas me klubin. Të shohim çfarë do të bëjmë, do të ketë disa ndryshime".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania