Panorama Sport (Albania)

Flamurtari, Idrizi tjetër “sulm” Kastratit

"Flamurtari u mësua me veprimet e gjyqtarëve, do të vendosim drejtësi në Apel"

- ERMAL SIKA

Sinan Idrizi "sulmon" sërish Tahir Kastratin. Në një prononcim të dhënë dje për "Panorama Sport", administra­tori i Flamurtari­t i ka dhënë një përgjigje shefit të gjyqtarëve, duke i kujtuar edhe moshën e thyer. Idrizi tha se do të kishte shumë dëshirë që Kastratit t'i dhuronte novelën "Plaku dhe Deti", e shkruar nga shkrimtari amerikan Ernest Heminguej. "Meqë...

Sinan Idrizi "sulmon" sërish Tahir Kastratin. Në një prononcim të dhënë dje për "Panorama Sport", administra­tori i Flamurtari­t i ka dhënë një përgjigje shefit të gjyqtarëve, duke i kujtuar edhe moshën e thyer. Idrizi tha se do të kishte shumë dëshirë që Kastratit t'i dhuronte novelën "Plaku dhe Deti", e shkruar nga shkrimtari amerikan Ernest Heminguej. "Meqë Kastrati më është referuar mua, do të dëshiroja që t'i dhuroja librin 'Plaku dhe Deti' të Heminguej. Do të doja në fakt që t'ia dhuronit ju këtë libër shefit të arbitrave, pasi unë jam pak larg për arsye pune. Nuk ndodhem në Shqipëri, por gjithsesi do ta gjej si mundësi për t'ia dhuruar këtë libër. Dua që ta lexojë, nuk mund ta humbasë këtë shans", u shpreh Idrizi. Apelimi

Sinan Idrizi konfirmoi se do të apelojë të gjitha vendimet që mori Komisioni i Disiplinës në FSHF për Flamurtari­n. Ai sqaroi se klubi do të ndjekë që të gjitha rrugët ligjore për të vendosur drejtësi dhe brenda

instancave të federatës. "Jemi duke punuar për të mundësuar apelimin e dënimeve që na kanë dhënë. Po bëjmë apelimet për të gjitha vendimet që për ne janë të papranuesh­me. Apelimin do ta bëjmë brenda institucio­nit fillimisht, pra nuk do kemi hapje gjyqi civil. Në dosje do të kemi edhe faktet tona që po i mbledhim nga spitali dhe policia", theksoi kreu i klubit kuqezi. Gjyqtarët

Sinan Idrizi nuk kursen as gjyqtarët, për të cilët ka të njëjtën dhuratë si për presidenti­n e Shoqatës së Arbitrave. Skuadra e tij u penalziuua edhe në ndeshjen e fundit, megjithatë administra­tori thekson se kanë krijuar imunuitet tashmë me këtë punë, ndaj shmang edhe komentet. "Nuk kam koment për veprimet e gjyqtarëve për ndeshjen e fundit. U mësuam me këto punë, çfarë të komentoj më. U çoni librin 'Plaku dhe deti' edhe gjyqtarëve", përfundoi Idrizi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania