Panorama Sport (Albania)

Shpëtim Duro, drejt rikthimit

Ish-trajneri shikohet si figurë konsensual­e dhe i denjë për të shuar "vullkanin" që ka plasur

- ILIR CARA

Pankina e Partizanit ka rezultuar një "minë me sahat" këtë sezon, pasi janë ndërruar 3 trajnerë. Ndodhitë e fundit që kanë përfshirë ekipin mund të sjellin lëvizje të tjera, pasi ka nisur një revoltë mes disa lojtarëve dhe trajnerit Klevis Dalipi. Për të shmangur katastrofë­n, në kampin e kuq prej dy ditësh kanë nisur të qarkullojn­ë zëra se mund të ketë ndryshim emergjence në kullën drejtuese dhe për të shuar "vullkanin" që ka plasur. Shpëtim Duro po lakohet si një zgjidhje konsensual­e në këtë rast. Ish- trajneri është një emër i pranueshëm dhe i dashur për tifozët e Partizanit, por edhe për vetë lojtarët, kryesisht senatorët, të cilët janë kryqëzuar së fundmi për mosangazhi­m dhe pështjelli­me. Pas largimit nga Flamurtari, Duro është trajner i lirë dhe ai gjithnjë e ka pranuar publikisht dashurinë që ka për Partizanin. Shpëtim Duro nuk ka asnjë barrierë për t'u kthyer në krye të stolit të "demave", pasi dihet se prej dy muajsh është larguar edhe Starova, i cili nga një mik u kthye në kundërshta­r. Nëse drejtuesit e bëjnë fakt të kryer atë që po flitet së fundmi në kampin e kuq, Duro mund të marrë menjëherë drejtimin e skuadrës me shpresën për të nisur një projekt edhe për edicionin e ri, ndonëse është përfolur se Mario Tokiç është piketuar për sezonin e ri. Nga trajnerët e epokës "Demi" në Superiore, Shpëtim Duro mbetet i vetmi që ka drejtuar Partizanin pa ndërprerje në një sezon të plotë, ndërsa në edicionet e tjera rokadat në pankinë kanë qenë të pashmangsh­me, nga dy deri te tre. Gjithsesi, ky lajm për rikthimin e Duros mbetet në kuadrin e zërave të brendshëm dhe materializ­imi i saj mund të varet edhe nga ecuria e ndeshjes me Vllazninë. Nëse nuk fitohet në këtë takim, misioni europian mund të quhet i shuar, por nuk rrezikojnë rënien edhe sikur t'i humbasin të tria sfidat e mbetura të sezonit, pasi aktualisht janë 9 pikë para Vllaznisë së parafundit, e cila edhe nëse barazohet me pikë në fund me "demat", nuk shpëton, pasi ka bilanc negativ në përballjet direkte.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania