Panorama Sport (Albania)

Partizani synon Uzunin, zbardhet oferta për Laçin

22-vjeçari i kurbinasve mbetet një nga objektivat e "demave"

- ILIR CARA

Partizanin e ndajnë edhe tri ndeshje nga përfundimi i një sezoni makthesh. Ndonëse në plan të parë kanë dalë problemet e brendshme të skuadrës, mësohet se drejtuesit e klubit kanë kohë që kanë nisur punën për ndërtimin e Partizanit të sezonit të ri. Të kuqtë janë të detyruar t'i nënshtrohe­n një tjetër revolucion­i, për vetë ecurinë dhe problemet që ka shfaqur ekipi në këtë edicion. Merkatoja do të shoqërohet me prurje në çdo repart, ku synohen lojtarë të rinj dhe me perspektiv­ë, por edhe me eksperienc­ë. "Panorama Sport" ka arritur të zbulojë një nga piketat e merkatos së verës së Partizanit, një emër që është lakuar edhe më herët te kryeqyteta­sit. Pikërisht, bëhet fjalë për sulmuesin e Laçit, Myrto Uzuni, i cili në fillim të këtij edicioni kaloi nga Apolonia te kurbinasit për 25 mijë euro. Ish-lojtari i Kombëtares U-21 ka bërë një paraqitje pozitive me fanellën bardhezi, ku ka shënuar edhe tetë gola, por asnjë në portën e Partizanit. Mësohet se sulmuesi beratas pëlqehet shumë nga drejtuesit e lartë të Partizanit, të cilët pritet të hidhen në sulm për ta bërë të tyre lojtarin. Nëse do të ishin treguar më të vëmendshëm, mund ta kishin veshur të kuq 22-vjeçarin, që në kohën kur nga Apolonia morën Realdo Filin. Nga burime pranë të kuqve, "Panorama Sport" ka arritur të zbulojë edhe ofertën që Partizani do t'i ofrojë Laçit për të blerë kartonin e sulmuesit të krahut të majtë. 80 mijë euro parashikoh­et të jetë shuma që Partizani do t'i ofrojë presidenti­t të Laçit, Pashk Laskës, që Myrto Uzuni t'u vishte i kuq. Në përfundim të kampionati­t, të kuqtë pritet të hyjnë në bisedime me drejtuesit kurbinas, me shpresën për të gjetur një marrëveshj­e, që transferim­i të finalizohe­t me sukses. Fillimisht, pritet që palët të sqarojnë të ardhmen e shpejtë që ka të bëjë me pjesëmarrj­en në Kupat e Europës. Nëse Laçi merr pjesë në turin e parë paraelimin­ator të Ligës së Europës, janë të pakta gjasat që presidenti Laska ta lëshojë menjëherë sulmuesin. Partizani afroi disa sulmues krahu në sezonin e shkuar dhe afrimi i Uzunit mund të përkthehet edhe si një sinjal për ndonjë shitje nga ky sektor. Asani dhe Bardhi janë më të lakuarit, ndaj klubi është vënë në lëvizje për të gjetur përforcime­t e nevojshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania