Panorama Sport (Albania)

Dilema për formacioni­n, Dalipi me ide të reja për Vllazninë

-

Trajneri Klevis Dalipi është i detyruar që të bëjë ndryshime në formacion për ndeshjen e radhës me Vllazninë. Për këtë takim mungon kapiteni Batha dhe Blerim Kotobelli, që janë të pezulluar nga kartonët. Lukas Kardozo ka kohë që është i pamundur për shkak dëmtimi dhe e ka mbyllur para kohe sezonin. Pas ndeshjes me Luftëtarin, disa lojtarë kanë shfaqur probleme nga dëmtimet që morën në këtë takim. Milan Kulum dhe Lorenc Trashi nuk u përgatitën të enjten me ekipin, ndërsa dje janë stërvitur të diferencua­r dhe mbeten në dyshim për nesër. Në dallim nga fillimi i punës për Vllazninë, dje me ekipin janë stërvitur edhe portieri Hoxha, Besart Abdurrahim­i dhe mesfushori me tipare sulmuese, Emran Ramadani. Çani, pas sherrit me Dalipin, ka dalë "i dëmtuar" dhe dje nuk është përgatitur me ekipin dhe me shumë mundësi nuk do të jetë për Vllazninë. Duke konsiderua­r këtë problemati­kë, trajneri Dalipi është i detyruar të eksperimen­tojë për kuqeblutë. Gjatë seancës së djeshme, stafi teknik ka provuar një formacion të mundshëm. Mbrojtja pritet të ndryshojë në krahë, ku Ibrahimi e ka kaluar dëmtimin dhe dje u pozicionua në të djathtë, ndërsa Kalari luajti në të majtë. Fejzullahu u kthye pas 8 muajsh në formacion në Gjirokastë­r, duke bërë një paraqitje të mirë si mbrojtës i djathtë. Por, dje 25-vjeçari është provuar në një rol të ri, si mesfushor qendre, duke ditur se mungojnë alternativ­at, rol të cilin e ka bërë edhe në të shkuarën. Fejzullahu është parë të formojë dyshen e qendrës me Malën, ndërsa Telushi u rreshtua tek alternativ­at. Asani dhe Bardhi u panë në krahët e mesfushës, ndërsa në sulm u provua dyshja Progni-Abdurrahim­i. Bëhet fjalë thjesht për një formacion të mundshëm, pasi sot pritet të përcaktohe­n titullarët për Vllazninë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania