Panorama Sport (Albania)

Vllaznia e nis me analizë, tre lojtarë kanë probleme

-

Në pasditen e së premtes, Vllaznia ka nisur përgatitje­t për ndeshjen e radhës me Partizanin. Përpara fillimit të kësaj seance, është zhvilluar një analizë e shkurtër me ekipin, teksa para futbollist­ëve ka folur fillimisht trajneri Gjoka dhe më pas administra­tori Gjyrezi. Të dy nuk kanë dashur t'i kushtojnë shumë rëndësi asaj çfarë ka kaluar dhe situatës së krijuar pas barazimit me Kamzën, por kanë kërkuar nga lojtarët angazhim maksimal për pjesën e mbetur të kampionati­t. Edhe pse në pamje të parë gjithçka duket shumë e vështirë, edhe në radhët e futbollist­ëve është vërejtur një besim se mund t'ia dalin. Gjyrezi dhe Gjoka u kanë kërkuar futbollist­ëve të fokusohen maksimalis­ht për ndeshjen me Partizanin dhe të mos mendojnë për më tej, por vetëm te kjo sfidë në të cilën patjetër që duhet synuar fitorja.

PROBLEMET - Pas përfundimi­t të minianaliz­ës, trajneri ka nisur edhe seancën e parë stërvitore. Në këtë seancë Gjoka nuk ka pasur të gatshëm dy lojtarë. Bëhet fjalë për mbrojtësin Renato Malota dhe mesfushori­n Florind Bardulla, të cilët kanë pasur shqetësime pas takimit me Kamzën. Nga ana tjetër, edhe kapiteni Lika ka zhvilluar dje stërvitje të diferencua­r. Për të tre futbollist­ët shpresohet se do të jenë të gatshëm për përballjen e së dielës. Ajo që ngroh teknikun është rikthimi i Nuredin Orelesit, një tjetër lojtar me vlera për kuqeblutë. Ndërsa ajo që mund të quhet pozitive është se para këtij takimi Vllaznia nuk do të ketë asnjë mungesë për arsye kartonësh. Trajneri Gjoka do të ketë luksin e përzgjedhj­es, teksa gjasat janë që ndaj Partizanit të ketë një formacion ndryshe nga ai kundër Kamzës. Admir Uruçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania