Panorama Sport (Albania)

Astrit Hafizi: Vllaznia zgjodhi njerëzit e gabuar

“Jam i pezmatuar, këtë situatë e zgjidhin vetëm futbollist­ët”

-

strit Hafizi është nga ata trajnerë që ka fituar trofe me Vllazninë dhe jo më kot, më pas mori edhe drejtimin e Kombëtares shqiptare. Klubi shkodran po kalon aktualisht një nga momentet më të errëta të historisë, teksa rrezikon të bjerë nga Kategoria Superiore. Natyrisht nuk është hera e parë, por është fakt se që prej vitit 1961, kur dhe ka zbritur për herë të fundit, klubi shkodran ka qenë gjithnjë në elitë. "Jam shumë i pezmatuar nga kjo Vllazni. Po shikoja ndeshjen e fundit ndaj Kamzës dhe m'u krijua një tronditje qoftë nga ana shpirtëror­e, ashtu edhe nga ajo morale, për më tepër që klubi është në prag të 100-vjetorit të themelimit, pra në shkurt të vitit që vjen. Nuk u ndjeva mirë pas atij barazimi, sepse fitorja do të ishte ajo që mund të ngrinte skuadrën për të pretenduar mbijetesën në kushte më komode. Ishte një ndeshje që më tepër u vendos nga trysnia që u krijua në skuadër. Presioni erdhi duke u rritur nga java në javë deri sa u luajt kundër Kamzës", ka thënë fillimisht ish-trajneri i Vllaznisë dhe Kombëtares gjatë një bisede për "SuperSport" të premten. MENAXHIMI

Hafizi e vendos gishtin në "plagë". Ai kritikon mënyrën e menaxhimit që i ka bërë Bashkia e Shkodrës klubit kuqeblu. Si shembull konkret ai sjell largimin e lojtarëve shkodranë në skuadra të tjera të Kategorisë Superiore, ku dhe po spikasin. "Menaxhimi i bashkisë lë shumë për të dëshiruar. Ndoshta nuk u zgjodhën edhe njerëzit e duhur për të administru­ar situatën në klub. Gjithçka nis me lojtarët. Si ka mundësi janë lënë të lirë gjithë këta futbollist­ë shkodranë që luajnë në klube të tjera të Superiores dhe janë protagonis­të me kontributi­n e tyre. Janë larguar emra si Guri, që po shkëlqen te Kukësi. Për të vazhduar me Nikën te Laçi apo Ramadanin e Luftëtarit", theksoi Hafizi. APELI

Në fund Hafizi tregon se kush mund të zgjidhë këtë situatë, ndërsa beson se Vllaznia do t'ia dalë të mbijetojë në elitë. "Për ta zgjidhur këtë situatë të krijuar në skuadër, unë mendoj se këtë e bëjnë vetëm lojtarët, pikërisht në këto momente të vështira që po kalon klubi. Kontributi i tyre, mobilizimi i tyre dhe mbi të gjitha shpirti i garës, mund të çojë në shpëtimin e një ekipi me traditë si Vllaznia. Uroj që po të mendojnë të gjithë lojtarët që nuk duhet të jemi ne ata që mund të biem nga Superiorja, çdo gjë do të kalojë me sukses. Unë besoj te shpëtimi, sepse vetë futbolli është i tillë. Kur është eliminuar Barcelona nga Roma, imagjino tani. Pra, çdo gjë mund të ndodhë", përfundoi 64-vjeçari shkodran, i cili në sezonin 1991-1992 ka udhëhequr Vllazninë drejt titullit të shtatë kampion.

 ??  ?? Çast nga ndeshja Vllaznia - Kamza 0-0
Çast nga ndeshja Vllaznia - Kamza 0-0
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania