Panorama Sport (Albania)

Kruja: Teuta s'pret nga të tjerët, Vllaznia ia bëri vetes

-

Teuta ka rigjetur besimin duke arritur të marrë rezultate të shkëlqyera, që e afrojnë edhe më shumë me objektivin mbijetesë. Në këtë moment fokusi është vetëm te qëndrimi në Superiore dhe për t'u arritur ky objektiv bregdetarë­t duhet të marrim maksimumin në tri ndeshjet e mbetura. Me afrimin e trajnerit Gentian Begeja gjithçka ka ndryshuar, teksa disa lojtarë janë tjetërsuar. I fundit është shkodrani Arsid Kruja, i cili është kthyer në një element shumë të rëndësishë­m. Sakrifikon, krijon volum loje, si dhe asiston, duke u bërë një "xhol" për Begejën. "Trajneri më ka dhënë besim dhe unë jam munduar t'ia shpërblej në fushë, duke dhënë më të mirën. Shpresoj të vazhdoj kështu dhe të ndihmoj skuadrën që të sigurojë qëndrimin në Superiore", tha ndër të tjera shkodrani për "Panorama Sport".

Jeni rikthyer titulluar, ndërsa Teuta ka më tepër kreativite­t në sulm. E prisnit të kishit kaq impakt?

Detyra ime është të jap më të mirën në fushë dhe këtë kam bërë. Më vjen mirë që skuadra ka shënuar dhe ka marrë rezultate pozitive. Gjithsesi, kemi edhe tre finale të tjera, ndaj duhet shumë punë dhe impenjim në fushë. Në çfarë roli ndiheni më mirë? Më pëlqen të luajë pas sulmuesit, por jam gati të jap maksimumin në çdo pozicion që ma kërkon trajneri. Mjafton të jem në fushë. Ndaj Kukësit në pjesën e dytë kam luajtur si mbrojtës i djathtë. Jua keni marrë dorën fitoreve me përmbysje, u duk sikur nuk vuajtët shumë me Kukësin... Bëmë një ndeshje të mirë duke e dominuar kundërshta­rin për pjesën më të madhe të lojës. Kishim disa momente pasigurie dhe u ndëshkuam, por në përgjithës­i luajtëm mirë duke krijuar volum. Nuk ishte një fitore e lehtë, por tani jemi më cinikë përpara portës dhe kemi më tepër siguri në mbrojtje.

Skënderbeu është shpallur kampion. A e bën më të lehtë ky fakt ndeshjen e nesërme?

Absolutish­t jo, Skënderbeu ka dal kampion, por ne duhet të bëjmë punën tonë. Nuk duhet të bëjmë llogaritë e të tjerëve. Duhet të luajmë si në ndeshjet e fundit për të marrë një tjetër fitore. Po kalojmë një moment mjaft të mirë dhe duhet ta shfrytëzoj­më. Jeni ngjitur në klasifikim, megjithatë sërish rrezikoni...

Sigurisht, nuk ka mbaruar asgjë. Mjafton një hap flas dhe gjithçka prishet. Duhet të marrim 9 pikë për të qenë të sigurt dhe mos presim nga të tjerët.

Në këtë moment, Vllaznia rrezikon më shumë, a ju vjen keq?

Patjetër që më vjen keq, sepse është ekipi që u rrita dhe gjashtë muaj më parë isha pjesë e tij. Ndonëse më larguan në një mënyrë jo të hijshme, sërish ndjej keqardhje. Nuk e meriton të jetë në këto pozita dhe shpresoj të qëndrojë në Superiore, por ndodhen në këtë situatë prej gabimeve të tyre. Kanë gabuar në shumë aspekte dhe tani ja ku janë. Me barazimin ndaj Kamzës i prishën shumë punë vetes. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania