Panorama Sport (Albania)

Kamza humb Zguron dhe hap dyert për tifozët

I majtë është i pezulluar prej të verdhëve, lojtarët videomesaz­h motivues

-

Kamza vazhdon me mungesat. Në një tjetër "finale" duhet të bëjë llogaritë pa një lojtar të rëndësishë­m. Këtë herë bëhet fjalë për mbrojtësin e linjës së majtë, Vangjel Zguron, i cili ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë. Veç tij, pezull mbetet edhe Stevan Raçiç, i cili edhe dje ka vijuar të stërvitet i veçuar nga grupi. Edhe pse nuk është konfirmuar ende se çfarë ka ndodhur me serbin, duket se debati që pati me trajnerin në prag të ndeshjes është motivi i lënies jashtë të sulmuesit. Lajmi i mirë është që do të kthehet Masato Fukui, që ka ezauruar skualifiki­min. Sido që të jetë, kamzalinjt­ë e drejtuar prej Julian Ahmataj janë gati për të kaluar me sukses një tjetër "betejë" që do shpëtonte këtë sezon. Sikur të mos mjaftonin premiot, të gjithë janë mobilizuar për t'i krijuar kushtet e nevojshme ekipit për të shpëtuar sezonin. Drejtuesit kanë menduar që të hapin edhe dyert e stadiumit dhe këtë gjë e njoftuan dje në faqen zyrtare, ku shkruanin: "Të dielën të gjithë në stadium! Hyrja falas. Kërkohet mbështetja juaj për gladiatorë­t tanë. Forca Kamza!". Megjithatë, ky ishte vetëm fillimi, pasi më vonë postuan edhe një video inkurajues­e. Me zërin e titullarëv­e më të rëndësishë­m të ekipit, konkretish­t Idrizajt, Frashërit, Memetit dhe Plakut, ata i kërkonin lojtarit të 12-të që të bëhen "arma" më e madhe për të siguruar mbijetesën në Kategorinë Superiore. Klubi kamzali kishte realizuar një videomesaz­h emocionues, ku 4 lojtarët u bëjnë apel sportdashë­sve që të tejmbushin stadiumin në këtë moment vendimtar. Kur kanë mbetur edhe 270 minuta nga fundi, tashmë çdo takim bëhet përcaktues për të fatet e Kamzës. Nesër do të presin Flamurtari­n në shtëpi dhe kjo është vetëm një nga tre "finalet". Sakaq, skuadra ka vijuar përgatitje­t intensive edhe dje. Si gjithnjë lojtarët kanë pasur mbështetje­n e drejtuesve më të lartë, të cilët gjatë gjithë kësaj periudhe u kanë ofruar përkrahje pa kushte grupit dhe stafit teknik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania