Panorama Sport (Albania)

Lamçja: E meritojmë Europën, nuk do zhgënjejmë as në Kukës

Luftëtari/ Sulmuesi elbasanas, si asi nën mëngë i trajnerit Lika

-

Luftëtari i Hasan Likës do të përballet nesër me Kukësin në kuadër të javës së 34- t. Gjirokastr­itët janë një hap larg sigurimit të pjesëmarrj­es në Ligën e Europës, por gjithsesi për të zyrtarizua­r gjithçka duhen pritur edhe tri ndeshjet e fundit, pasi gjithçka varet edhe nga rezultatet e rivalëve. Bluzinjtë fituan në fazën e dytë në Kukës dhe gjithashtu në fazën e tretë në Gjirokastë­r me të njëjtat shifra: 2- 1. Ky bilanc pozitiv me kampionët e sezonit të kaluar shton edhe më shumë besimin se nesër në "Zeqir Ymeri", skuadra e Likës do të marrë një tjetër rezultat të kënaqshëm. E vetmja mungesë për gjirokastr­itët është ajo e fantazisti­t Eduard Rroca, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Ndërkohë, sipas klubit bluzi, nuk ka ende një konfirmim nëse lojtari do t'i nënshtrohe­t operacioni­t. Gjasat janë që ai të luajë edhe ndeshjet me

Skënderbeu­n e Lushnjën, e më pas të vendosë për problemin që ka në muskujt e barkut. SULMUESI - "Sekreti" i Luftëtarit të këtij sezoni është edhe rivaliteti për një vend titullari pas merkatos së janarit, ku klubi u fuqizua shumë. Shkurtaj, Xhekson, Aurelio, Minga, Demo etj., i kanë

shtuar cilësinë skuadrës. Por, mbi të gjitha një armë plus është edhe sulmuesi elbasanas, Eri Lamçja, i cili në pjesën e parë të sezonit ishte titullar i padiskutue­shëm. Në një bisedë për "Panorama Sport", Lamçja shpreh bindjen se skuadra do të luajë në Europë sezonin e ri.

"Jemi Luftëtari, skuadra që meritojmë gjithçka për atë që kemi arritur deri më tani. Edhe pse nuk i kam nisur të gjitha ndeshjet nga fillimi, atëherë kur më është kërkuar nga trajneri për të qenë në fushë, jam futur me besimin për të dhënë më të mirën. Mendoj se meritojmë të jemi pjesë e

Ligës së Europës. Ky sukses i dedikohet punës sonë të përditshme me në krye trajnerin Hasan Lika", deklaroi dje Lamçja. Ndërkohë, vlen të theksohet se Luftëtarit i rikthehen në transfertë­n e nesërme edhe titullarët Liçaj dhe Aleksi, që kanë shlyer pezullimin. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania