Panorama Sport (Albania)

Kontratat problem, ja titullarët që mund të largohen

-

Skënderbeu është në mbyllje të sezonit dhe tashmë, me trofeun e fituar, Kupa mbetet objektivi i vetëm sezonal në lojë. Për këtë duket se në kampin bardhekuq kanë nisur që të bëjnë llogari në lidhje me kontratat e lojtarëve dhe afatet e skadencave të tyre. Për sa u përket rinovimeve, ende nuk kanë filluar në kampin e Skënderbeu­t, por duket se janë gjashtë futbollist­ë duke përfshirë në listë edhe portierin e kapitenin Orges Shehi që do të diskutojnë me drejtuesit e klubit. Gjithsesi, për momentin që flasim, nuk ka asnjë kontakt mes lojtarëve dhe drejtuesve, pasi është ende herët. Megjithatë, duke parë edhe këtë situatë, kanë filluar zërat e parë të merkatos që të lëvizin në këtë drejtim. Shehi duket se do të jetë i pari që do të diskutojë me drejtuesit. Portieri është në dilemë për të mbyllur karrierën dhe ndoshta do të ketë një zgjidhje të tillë në fund të sezonit. Nga ana tjetër, zërat po bëhen të fortë për një rikthim të Vangjelit në Greqi tek Aris i Selanikut që këtë vit rikthehet në elitë. Në anën tjetër edhe Sabjen Lilaj ka interesime të forta nga ekipe të huaja. Këta janë lojtarët që Skënderbeu mund të humbë me parametër zero për shkak të fundit të kontratës. Sa u takon tre të tjerëve, si Radas ashtu edhe Osmani e Muzaka, e kanë shprehur qartazi dëshirën për të qenë pjesë e Skënderbeu­t edhe në vijim. Të tjerët - Duket se janë të blinduar lojtarët e tjerë të badhekuqve në lidhje me sezonin e ardhshëm. Pikërisht ata që janë lakuar si më të mundshmit për të përfunduar në syrin e ekipeve të huaja duket se kanë një kontratë ekzistuese me ekipin e Skënderbeu­t dhe normalisht që përjashtoh­et çdo mundësi largimi me parametër zero nga bardhekuqt­ë. Diskutim ky që vlen si për Alitin ashtu edhe për Micin dhe Gavazajn. Llazi Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania