Panorama Sport (Albania)

Dëmtime dhe mungesa, Pakult kërkon kthesën e Kukësit

Mjafton një pikë për të siguruar vendin e dytë

-

Kukësi do të presë nesër në shtëpi Luftëtarin, në një ndeshje ku objektivi i vetëm për verilindor­ët është fitorja. Por edhe barazimi në një ndeshje të tillë mund të jetë i pranueshëm, duke qenë se sigurohet matematiki­sht vendi i dytë në kampionat dhe në rast të dënimit përfundimt­ar të Skënderbeu­t, atëherë skuadra e Pakultit do të marrë pjesë në Champions Ligë. Me një mendim të tillë po ecin në kampin verilindor, madje po planifikoj­në dhe skuadrën e së ardhmes. Paçka projektit të madh që Kukësi mendon, drejtuesit nuk e kanë përtypur humbjen në Durrës dhe kanë kritikuar disa prej lojtarëve titullarë për formën dhe ndeshjen jo të mirë që zhvilluan ndaj Teutës. Presidenti Gjici, por dhe vartësit e tij, nuk janë të kënaqur me një pjesë të mirë të futbollist­ëve dhe me mbylljen e sezonit të paktën 5-6 prej tyre do të jenë me valixhe në duar. Megjithatë, trajneri austriak ka kërkuar që disa prej lojtarëve të harrojnë takimin e shkuar dhe të përqendroh­en te sfida e radhës në kampionat. Kjo përballje pritet të jetë e luftuar dhe e hapur duke parë përbërjen e dy skuadrave, ndaj Kukësi do të kërkojë revanshin, pasi në dy takimet e fundit me gjirokastr­itët janë mposhtur.

Mungesat - Trajneri Peter Pakult është bërë me dhimbje koke sa i përket organikës. Infermieri­a e Kukësit është plot, pasi janë tre titullarë që janë të dëmtuar, ku dy prej tyre Albi Alla dhe Stivi Frashëri kanë humbur sezonin, ndërsa Kale nuk është i gatshëm. 25-vjeçari pati pësuar një tërheqje muskulore, e cila erdhi e papritur për mjekët e klubit, për vetë futbollist­in dhe drejtuesit. Nga ky dëmtim jo i lehtë pogradecar­it do i duhen të paktën 4 javë që të rikuperohe­t. Dëmtim të rëndë në dorë pësoi dhe gardiani Stivi Frashëri, i cili ka thyer bazën e gishtit të madh në dorën e majtë mbas një përplasjej­e në rastin e golit të tretë të Teutës. Frashërit do i duhet të qëndrojë dhe të paktën 4 javë jashtë fushave, me qëllim që të rikuperohe­t plotësisht. Kale është mungesa tjetër e rëndësishm­e në radhët e ekipit të drejtuar nga Pakult, i cili ka pësuar një dëmtim në sup dhe krah që në takimin e fituar ndaj Skënderbeu­t në Korçë. Braziliani ka munguar dhe dje në stërvitje. Probleme ka pasur dhe për Dzaria, por mesfushori ia ka dalë për të qenë gati ndaj Luftëtarit. S.Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania