Panorama Sport (Albania)

Lushnja për rekord, 75 gola të pësuar në 33 javë

-

Lushnja e këtij edicioni ka pësuar një shifër rekord golash. Kur kanë mbetur edhe tri javë nga përfundimi i kampionati­t, porta verdhejesh­ile njeh plot 75 gola të pësuar. Portieri 36-vjeçar Mikel Spaho është aktivizuar në 20 ndeshje të plota dhe dy ndeshje të pjesshme. Në javën e pestë me Kukësin dhe në javën e 15-të me Skënderbeu­n, në të cilat është ndëshkuar me kartonë të kuq. Në total ka luajtur 1931 minuta dhe ka pësuar 43 gola. Ndërsa Ibrahim Bejte është aktivizuar në 11 ndeshje të plota dhe në 1 ndeshje të pjesshme. Në total ka luajtur 1031 minuta dhe ka pësuar 31 gola. Sulmuesi Mikel Canka është detyruar të luajë si portier 8 minuta dhe ka pësuar vetëm 1 gol. Laçi - Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, ka marrë vetëm një pikë në shtatë ndeshje që ka drejtuar Lushnjën në këtë pjesë të mbetur të sezonit verdhejesh­il. Tashmë, lushnjarët po përgatisin ndeshjen me kurbinasit, që do ta luajnë të dielën pasdite. Në lidhje me takimin e nesërm foli tekniku i lushnjarëv­e, Ilir Gjyla: "Është një ndeshje e radhës. Ashtu si në çdo takim, do të japim maksimumin e mundësive tona. Të bëjmë një ndeshje të kujdesshme dhe të mos gabojmë. Të fitojë ekipi më i mirë. Patjetër që edhe në këtë ndeshje do të promovojmë lojtarë të rinj", u shpreh trajneri Gjyla. Te lushnjarët do të rikthehet kapiteni Fatjon Sefa pas skualifiki­mit njëjavor. Por, do të mungojë përsëri sulmuesi Brunild Pepa, që është dënuar dy javë nga Komisioni i Disiplinës. Përveç futbollist­ëve që kanë dëmtimeve të gjata, te Lushnja vijojnë të jenë të dëmtuar mbrojtësit Ledion Ruço dhe Elvis Prençi. Trajneri Gjyla pritet të thërrasë pesë futbollist­ë nga ekipi U-19. Laçi mund të jetë skuadra e pestë që e mund Lushnjën katër herë brenda një kampionati. Më parë, me verdhejesh­ilët e kanë bërë Vllaznia, Flamurtari, Kukësi dhe Skënderbeu. Alban Alushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania