Panorama Sport (Albania)

Reagon FSHF: Ja e vërteta me licencimet e klubeve

-

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar dje në lidhje me procesin e licencimev­e të klubeve, duke theksuar ky është një atributi i institucio­nit të futbollit në vend.

REAGIMI I PLOTË

FSHF ndien sërish nevojën për të sqaruar opinionin sportiv lidhur me lajmet e rreme, krejtësish­t të pavërteta që vijojnë të publikohen së fundmi në median elektronik­e apo edhe të shkruar, të cilat në rastin më të mirë janë pa dije mbi sistemin e licencimit, e në rastin më të keq, thjesht shpifje.

Në lidhje me sistemin e licencimit:

Sistemi i licencimit të klubeve u vendos nga UEFA 10 vite më parë me qellim standardiz­imin e nivelit të klubeve në Europë. Ky sistem u krijua si një set kriteresh që klubet duhet të përmbushin, në mënyrë që të marrin pjesë në kompeticio­net e UEFAs dhe u zhvillua për t`u bërë pikë fokusuese e çdo federate në zhvillimin e planeve strategjik­e dhe përmirësim­in e qeverisjes së klubeve, përmes aplikimit të pesë kritereve: Sportiv; Administra­tiv; Ligjor; Infrastruk­turor; Financiar.

Pas një periudhe fillimtare skepticizm­i, palët e interesuar­a, pra klubet dhe federatat, njohën benefitet e sistemit dhe e implementu­an edhe në nivel kombëtar. Ashtu si edhe federatat e tjera, edhe FSHF vendosi këtë sistem duke hartuar rregullore­n e licencimit të klubeve dhe duke ngritur administra­tën e nevojshme për zbatimin e saj.

Licencimi është një proces me dy faza të ndryshme, një për kompeticio­net europiane dhe një për ato vendëse. UEFA delegon të drejtën e licencës federatave anëtare dhe kontrollon mënyrën e dhënies së tyre, përmes një komisioni dydhomësh (dhoma e hetimit dhe ajo e gjykimit) i quajtur "Club Financial Control Body" (CFCB). Klubet që synojnë pjesëmarrj­en në kompeticio­net e UEFA-s duhet të plotësojnë kriterin administra­tiv, infrastruk­turor, ligjor dhe sportiv brenda datës 28 shkurt të çdo viti dhe kriterin financiar brenda datës 31 mars që përkon me mbylljen e vitit kalendarik ekonomik.

Të gjitha të dhënat e kriterit financiar, që përfshijnë bilancin, pagesat e lojtarëve, detyrimet ndaj organeve tatimore dhe palëve të treta, klubet i hedhin vetë online në portalin e UEFA- s, dhe ku federata ka vetëm rol mbikëqyrës dhe asnjë mundësi ndërhyrjej­e.

Në lidhje me çështjen "Tirana"

Klubi anëtar i FSHF-së, KF Tirana, aplikoi për licencën UEFA në sezonin 2017-2018 brenda afateve të parashikua­ra në rregullore. Dhënia e licencës iu mohua me vendimin të Komisionit të Licencimit. Brenda afateve të parashikua­ra në rregullore, klubi e apeloi vendimin dhe Komisioni i Licencimit i Apelit i akordoi licencën, duke i dhënë të drejtën për të marrë pjesë në garat europiane.

Pas raportimit të menaxherit të licencimit, Komiteti Ekzekutiv, me vendimin nr. 12, datë 03.07.2017 e ka shkarkuar Komisionin e Licencimit të Apelit, duke e riformulua­r përbërjen tij, si dhe duke njoftuar UEFA-n për ndryshimet.

Në vijim të këtij vendimi, më 15.09.2017, Dhoma e Hetimit të CFCB vendosi të çelë një çështje mbi licencën e akorduar, duke i kërkuar klubit të Tiranës dhe FSHF-së shpjegimet përkatëse e duke vendosur në datë 05.02.2018 moslëvrimi­n e fondit përkatës për pjesëmarrj­en në UEFA Europa League për sezonin 2017-2018.

Ky proces u parapri nga vizita e kreut të Licencimit të Klubeve në UEFA në Tiranë, nga ku FSHF raportoi mbi planin e hapave që do të ndërmerren për të ardhmen. E ku përfshihen, ndërgjegjë­simi i klubeve anëtare për përfitimet e sistemit të licencimit, asistenca e klubeve për standardiz­imin e bilanceve financiare etj. Këto artikuj të publikuar së fundmi në media përcjellin i drejt publikut një informacio­n totalisht inekzisten­t dhe të rremë, dhe krejtësish­t të paverifiku­ar më parë. Pavërtetës­ia e informacio­nit që përmban këtë artikull dhe të tjerë si ky, qëndron pikërisht në faktin se UEFA nuk i ka hequr asnjë moment, asnjë autorizim për licencimin FSHF-së dhe federata nuk humbet asnjë të ardhur nga ato që përfiton prej UEFA-s dhe aq më pak nuk është hera e dytë që kjo gjë ndodh. Citimi i ish-punonjësit të larguar nga puna me shkaqe të arsyeshme nuk ka kurrfarë lidhje me ngjarjen në fjalë e aq më pak të përbëjë penalitet.

Edhe në lidhje me keqinformi­min për çështjen e klubit Tirana, FSHF sqaron se pikët klubit të Tiranës i janë zbritur vetëm për moszbatim të vendimit të trupës gjykuese të Dhomës së Zgjidhjes së Konfliktev­e, konform Nenit 63 të Kodit të Disiplinës e pa lidhje me FIFA-n. Keqinformi­mi është konstant dhe, mbi të gjitha, në mosrespekt të plotë të verifikimi­t dhe minimalish­t përfshirje­s së zërit zyrtar në lidhje me sistemin e licencimit nga ana e FSHF-së për klubet shqiptare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania