Panorama Sport (Albania)

Tomori, plane për elitën

Drejtuesit: Për sezonin e ardhshëm do bëjmë një ekip që të kapë Superioren

- ERIS SYLYKU

omori do të luajë sot ndeshjen e fundit të këtij edicioni për Kategorinë e Parë, ku do të presë në stadiumin e Beratit, skuadrën fierake të Apolonisë. Trajneri i Tomorit, Gersi Arbri, pritet të aktivizojë formacioni­n më të mirë përballë bardhejesh­ilëve me synimin për të fituar dhe për ta mbyllur kampionati­n në vendin e 3të. Tomori tashmë e ka siguruar edhe për një vit qëndrimin në Kategorinë e Parë dhe në këtë ndeshje dëshiron të argëtojë tifozët. Sakaq, mësohet se kampionati i ardhshëm do të ketë një vëmendje akoma më të madhe nga drejtuesit aktualë, të cilët dëshirojnë të shijojnë për herë të parë emocionet që të përcjellë Superiorja. Për këtë gjë duhet mjaft punë, ndërkohë që beratasit kanë nisur nga përgatitje­t dhe po mendojnë që tani për afrimet që do të bëjnë gjatë merkatos së verës.

OBJEKTIVI

Në një prononcim për "Panorama Sport", drejtues të klubit kanë folur rreth këtij edicioni dhe atij të ardhshmit. "Kemi bërë një kampionat pozitiv, por mund të kishim bërë akoma edhe më shumë në mënyrë që t'u afroheshim më pranë skuadrave që luftuan për t'u ngjitur në elitë. Potenciali­n e kemi, por kanë ndikuar disa faktorë të jashtëm, duke na e bërë thuajse të pamundur. Megjithatë, ne po punojmë dhe sezonin tjetër pritet t'u afrohemi më shumë objektivav­e dhe të presim një biletë për në Superiore. Duam t'i shijojmë ato emocione dhe do të përpiqemi të afrojmë lojtarët e duhur", thanë për gazetën drejtuesit e skuadrës beratase. MUNGESAT

Ndërkaq, në takimin e sotëm do të mungojnë tre titullarë, portieri Mikel Kaloshi, mbrojtësit Enea Bitri dhe Gëzim Hoxha, të cilët u ndëshkuan me karton të kuq në ndeshjen e kaluar ndaj Bylisit. Hyrja në stadium, në sfidën e sotme, do të jetë falas dhe drejtuesit kërkojnë mbështetje maksimale në këtë takim. Trajneri Arbri ka zhvilluar dje me skuadrën seancën e fundit përpara takimit të sotëm. Tekniku së bashku me stafin e tij u përqendrua­n më shumë në aspektin tekniko- taktik dhe kanë marrë udhëzimet e fundit. Pas sfidës së sotme, është bërë e ditur se do të nisin menjëherë bisedimet me lojtarët e piketuar për t'i afruar gjatë merkatos së verës për të qenë të gatshëm për sezonin e ri që nis në shtator. Me stadiumin e rikonstruk­tuar dhe një fushë të re në kushte të mira, beratasit do të luftojnë për t'u ngjitur në Superiore në kampionati­n e ardhshëm.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania