Panorama Sport (Albania)

"Derbi" për qejf, Apolonia do ta mbyllë me një vend nderi

-

Apolonia do të mbyllë sot kampionati­n me ndeshjen që do të luajë në Berat ndaj Tomorit. Një takim "derbi" mes dy prej skuadrave që kanë lënë gjurmë në historinë e futbollit shqiptar. Fierakëve u mjafton një barazim për ta mbyllur në vendin e 3-të këtë kampionat. Nëse munden, atëherë zhvendosen në pozicionin e 4-t. Gjatë këtij sezoni, fierakët kanë surprizuar me paraqitjet e tyre duke ndalur ekipet pretendent­e si Tirana apo Bylis. Gjithashtu, edhe takimet ndaj Tomorit kanë prodhuar shumë emocione. Në Berat, Apolonia nuk do të udhëtojë si vizitore, por për të luajtur një ndeshje futbolli me synime të qarta, pavarësish­t momentit të kompeticio­nit. Trajneri Maringlen Kule e ka deklaruar që në ditën e parë si kryetrajne­r se në këtë pikë Apolonia nuk lëshon, çka e përforcoi edhe pas ndeshjes me Pogradecin. KULE - Në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", në lidhje me ndeshjen e sotme, trajneri i Apolonisë, Mariglen Kule shprehet: "Nuk trysnohemi nga efekti renditje dhe këtë e kam thënë edhe më parë. Një vend më lart apo një më poshtë, pak rëndësi ka kur nuk jemi të parët. Ajo që na intereson edhe në këtë ndeshje, është pa dyshim loja dhe performanc­a e skuadrës, komportimi dhe harmonia, sidomos forma e të rinjve. Me Tomorin do luajmë fort, me disiplinë dhe me synim të qartë drejt një rezultati pozitiv. Nuk është ndeshje që duhet ta marrim lehtë dhe lojtarët e kanë të qartë se duhet të bëjnë maksimumin në fushë. Duam lojë dhe rezultat, si përmbyllja e duhur për një skuadër si ne e po aq si pikë premtuese për sezonin e ardhshëm", thotë fillimisht trajneri Kule në prononcimi­n e tij. Më tej, ai flet edhe për të ardhmen: "Fillimisht, do të kërkojmë të mbyllim me sukses këtë sezon. Ka ende kohë për të folur për të ardhmen. Është ende herët. Megjithatë, kur të mbyllet kampionati, do të flasim me drejtuesit në lidhje me të ardhmen e skuadrës. Dëshira është për të vazhduar dhe për të ndërtuar një ekip pretendent që të luftojë për ngjitjen në Superiore", përfundoi prononcimi­n e tij për gazetën, tekniku i skuadrës, Kule. Trajneri do të ketë në dispozicio­n të gjithë lojtarët për këtë takim dhe të gjithë do të jenë në fushë. Skuadra ka zhvilluar stërvitje intensive gjatë javës dhe dje tekniku ka dhënë udhëzimet e fundit. Pritet që drejt Beratit të udhëtojnë me makina personale edhe disa tifozë fierakë për të mbështetur ekipin në këtë ndeshje të fundit të kampionati­t. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania