Panorama Sport (Albania)

Presidenti Meta nderon Demollarin, i jep titullin “Mjeshtër i Madh”

-

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i akordon titullin "Mjeshtër i madh" personalit­etit të shquar të sportit, Sulejman Demollari me motivacion­in e vlerësimit të talentit, profesiona­lizmit dhe rezultatev­e të larta si futbollist me një karrierë shumë të suksesshme në arenën kombëtare dhe ndërkombët­are, duke shpalosur vlerat e një sportisti model, shembull frymëzimi për të gjithë futbollist­ët e rinj. Në ceremoninë e organizuar në Presidencë, i pranishëm kreu i FSHF, Armando Duka, ambasadorë dhe personalit­ete të shquara të sportit. Ditë e veçantë për mua e jetën sportive. "Falënderoj përzemërsi­sht e me mirënjohje presidenti­n Ilir Meta. Presidenti Meta përherë ka vlerësuar sportistët dhe kontribute­t e tyre ndër vite. Titulli "Mjeshtër i madh" që më akordoi presidenti i përket futbollit shqiptar dhe tifozëve kuqezi", u shpreh Demollari pas dekorimit me titullin "Mjeshtër i madh". Presidenti i Republikës, Ilir Meta, foli me superlativ­a për legjendën dinamovite gjatë dekorimit të tij. "Karriera sportive e Demollarit ka qenë e jashtëzako­nshme. Demollari, përfaqësue­s i denjë dhe autoritet me peshë i futbollit shqiptar. Titullin 'Mjeshtër i madh' Demollari e ka marrë në fushën e lojës, atë ia kanë "dhënë" tifozët shqiptarë prej vitesh. Demollari, model i shkëlqyer i sportistit shembullor dhe i "Fair Play". Demollari, lojtari model i Dinamos dhe më i spikaturi i këtij ekipi. Figura e Demollarit është nxitje për brezat e rinj për t'u marrë me sport e për të qenë të suksesshëm në jetë. Shembulli i jetës, veprimtari­së dhe sjelljes sportive të Demollarit ka qenë dhe mbetet një burim i rrallë frymëzimi, sidomos për të rinjtë e sotëm. Demollari ka forcuar ndjenjat e krenarisë kombëtare, do të jetë ambasadori i përhershëm i Shqipërisë në botë. Kam fatin dhe rastin të vlerësoj një nga figurat më të spikatura dhe talentet e rralla e të papërsërit­shme të futbollit tonë. Demollari, solisti magjepsës i lojës së bukur, njëri nga sportistët më të talentuar dhe të suksesshëm të kombit tonë. Demollari, përfaqësue­s i denjë dhe me autoritet në futboll edhe në arenën ndërkombët­are. Të gjithë sportdashë­sit shqiptarë e kanë të gdhendur në kujtesën e tyre lojën e tij virtuoze me "Dinamon" e me Kombëtaren", u shpreh presidenti Meta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania