Panorama Sport (Albania)

Juve, konfirmohe­t blloku fitues

Dibala & CO gati për "Zonjën e re", Khedira e Manxukiç mund të largohen pas dy javësh

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ciklet fituese nuk vazh dojnë përgjithmo­në e, aq më pak, karriera e një futbollist­i. Juventusin e pret një verë e nxehtë në merkato, ku edhe largimet do të prekin thuajse 30 për qind të organikës nën urdhrat e Maks Alegrit. Një shkrim i "Tuttosport" shpjegon në përqindje, mundësitë e secilit prej lojtarëve të Juves për të qëndruar në Torino.

ZERO SHANSE- Lishtajner dhe Azamoah kanë konfirmuar mbylljen e aventurës bardhezi, teksa heshtja e Bufon është më shurdhuese se kurrë. Kapiteni duket se do t'i thotë "lamtumirë" Juves me Kupën e Italisë, pavarësish­t se ëndrra quhej "Champions". Mundësia për ndryshim ideje është e paktët, me 40vjeçarin që duket se nuk do të mbrojë më portën e "Zonjës" e aq më pak të një ekipi tjetër.

LARGIMET- Sami Khedira dhe Mario Manxukiç përfliten se do të kërkojnë vijimin e karrierës gjetiu, ndërsa për Aleks Sandron do të dëgjohen ofertat që duket se do të mungojnë. Asnjëri nga tre të sipërpërme­ndurit nuk ka më shumë se 30 për qind mundësi për të qëndruar në Torino. Për Benedikt Hëvedes, mbase, nuk do të vlejë impenjimi i shfaqur shumicën e kohës në stërvitje, me gjermanin që ka qenë thuajse për 9 muaj i persekutua­r nga dëmtimet. Mbrojtësi i ardhur nga Shalke mund të ndryshojë ambient, pasi dukshëm ai i Torinos nuk i ka bërë mirë. Edhe një gregar si Sturaro përflitet se kërkon të ndryshojë ambient, teksa Dibala mund t'i nënshtrohe­t diktatit të merkatos, me "kokën" e tij që tashmë vlen më shumë se 150 milionë €. Markizio ndjek ende ëndrrën

amerikane dhe ndoshta Kupa e ngritur bashkërish­t me Bufon nuk ka shërbyer për t'i ndryshuar mendim me mesfushori­n që ka 50 për qind shanse të qëndrojë.

GRUPI- Të afruar një vit më parë, por edhe për arsye perspektiv­e, konfirmohe­n qëndrimet

e Bernardesk­it, De Shiljos, Duglas Kostës dhe Sheznit që më në fund do të jetë titullar. Rugani mund të konfirmohe­t duke parë se Barxalji dhe Kielini, të sigurt për qëndrimin, nuk janë një garanci në aspektin e moshës. Bentankur dhe Benatia do të konfirmohe­n, ashtu si

edhe Pjaniç, për të cilën do të refuzohet çdo ofertë. Matuidi nuk preket e gjithashtu edhe Kuadrado që më në fund gëzon besimin e të gjithë ambientit bardhezi. Sulmi do t'i besohet Higuainit, pavarësish­t se rendimenti i sivjetshëm nuk ka qenë ai i sezoneve të kaluara.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania