Panorama Sport (Albania)

Politano dhe Sarri për Milanin e ri

Takim me menaxherin e Politanos, teksa përflitet edhe Hysaj për krahun e djathtë

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

endi i gjashtë tashmë është misioni i fundit për këtë sezon të Milanit. Nëse kuqezinjtë nuk arrijnë të zënë një vend në Kupat e Europës, e ardhmja e trajnerit Xhenaro Gatuzo vihet seriozisht në pikëpyetje. Pa Europën, projekti teknik i klubit mund të ndryshojë dhe i sakrifikua­ri i parë mund të jetë Masimilian­o Mirabeli. Drejtori sportiv është rrufepritë­si i kritikave ndaj skuadrës, për ndërtimin e së cilës një vit më parë u investuan më shumë se 200 milionë euro.

DREJTOR & TRAJNERGja­të sezonit, ekipi për asnjë moment nuk është ngritur në nivelin e pritshmëri­ve të tifozëve apo edhe ambicieve të klubit. Kandidati më i përfolur për karrigen e Mirabelit është Kristiano Xhuntoli. Shumë i lidhur me trajnerin Mauricio Sarri, ardhja e drejtorit sportiv të Napolit në "Casa Milan" mund të sillte në krye të ekipit edhe trajnerin e Elseid Hysajt me shokë. Aktualisht, në kontratën e Sarrit ka një klauzolë prej 8 milionë eurosh, ndaj "Djalli" duhet të paguajë nëse pretendon të zëvendësoj­ë Xhenaro Gatuzon.

HYSAJ- Elseid Hysaj është një ndër më besnikët e Sarrit dhe vështirë se do të vijonte qëndrimin në Napoli nëse sheh që mentori i tij largohet. Mundësitë që Milani të blejë shqiptarin janë të pakta, por më një "sponsorizi­m" nga ana e Sarrit dhe Xhuntolit, nuk do të ishte çudi që Hysaj të konkurront­e me Kalabrian për një fanellë në krahun e djathtë të kuqezinjve, sidomos me Abaten që gjithashtu mund të largohet nga "Djalli" MATEO POLITANO 24 vjeç, sulmues, 170 cm i gjatë

në fund të sezonit.

POLITANO - Përveç zërave të mësipërm, te Milani përflitet edhe transferim­i i Mateo Politanos. Agjenti i lojtarit të Sasuolos, Davide Lipi, është parë në Milano ku mësohet të jetë takuar me drejtuesit kuqezinj. "Jemi në prag merkatoje MAURICIO SARRI

59 vjeç

dhe normal që kam takime me klube. Njoha projektin e Milanit dhe pashë vullnet për t'u përforcuar, por në bisedën tonë nuk u fol vetëm për Politanon", deklaroi shkurt Lipi duke lënë të hapur mundësinë që 24-vjeçari i Sasuolos në verë të vishet kuqezi.

MESFUSHORI

"SUPERPIPPO"

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania