Panorama Sport (Albania)

Iniesta: Vendos për 10 ditë, Van Gal trajneri më i rëndësishë­m

-

672 ndeshje që do të bëhen 674, 32 trofe, 9 tituj kampion, 4 Champions dhe 6 kupa. Por, a i ka mbetur ndonjë peng Andres Iniestës tani që do largohet nga "Camp Nou"? "Jo. Parisi?", thotë duke qeshur kapiteni gjatë një interviste për "Mundo Deportivo" dhe "Sport". "Pa to futbolli nuk do të ekzistonte. Humbjet dhe zhgënjimet duelojnë dhe kështu shijohen fitoret. Nuk ka ekipe të pamposhtur­a. Duhet të jesh gati që kur humbet të mos përsëritet më".

A është e çuditshme të japësh intervistë­n e fundit si futbollist i Barçës?

Ta mendosh me gjakftohtë­si, po. Kanë qenë shumë vite, shumë intervista. Ti përpiqesh ta shijosh të fundit me një tjetër intensitet. Është diçka e ëmbël apo pak e trishtuar, e shoqëruar me nostalgji?

Mundohem ta marr me gëzim dhe krenari, por melankolia është pjesë e ndjesisë se kjo do përfundojë. Kaq ishte. Ky është vendimi që kam marr dhe jam i lumtur se si shkuan gjërat, mbi të gjitha këtë sezon. Ndaj Vijarealit dhatë dy pasime të markës "Iniesta"... Objektivi i sezoneve të fundit ka qenë ta luaj secilin sikur të ishte i fundit. Ky sezon ishte pak i ndërlikuar dhe unë doja ta përfundoja sa më mirë që të ishte e mundur. Këtë bëra në nivel individual dhe ekipor. Është për të ardhur keq që u eliminuam nga Champions-i, por në tërësi ka qenë një edicion i shkëlqyer. Largohesh me 32 trofe. Je më shumë krenar për këtë shifër apo për gjurmën që ke lënë me stilin e veçantë të perceptimi­t të futbollit?

Neve të gjithëve na pëlqen të kujtohemi. Këtë kam tentuar edhe unë të bëj. Nëse shembulli në mënyrën se si unë i bëj gjërat frymëzon njerëzit, trajnerët apo fëmijët që të ndjekin të njëjtën rrugë, atëherë kjo është e mirëpritur. Për të qenë i drejtpërdr­ejtë në atë që ju më pyesni, po, do të thotë me të vërtetë shumë. Cili është hapi juaj i radhës? Kam një javë e gjysmë kohë për të vendosur. Do përpiqem të marr vendimin më të mirë për veten dhe familjen. Nuk ka shumë kohë dhe të shohim çfarë do të ndodhë. Po flitet shumë për Japoninë... Është një opsion për të shkuar atje. Disa thonë Kina, pastaj Australia. Kudo përveç Europës është një mundësi. Duke i përmendur të gjitha, në fund dikush do ta gjejë (qesh). Nuk keni firmosur ende asgjë? Jo. Ka disa bisedime shumë të avancuara, disa të tjera më pak. Por, në 10 ditë unë do vendos opsionin më të mirë. Mund të ndikojnë çështjet personale dhe familjare në vendin që do zgjidhni?

Është një llogari. Cilindo vend të zgjedhësh ka avantazhet dhe disavantaz­het e veta. Japonia ka të sajat, Kina të vetat. Shumë njerëz thonë se do vendosë shumë edhe shitja e verës tuaj, është e vërtetë?

Është një faktor. Por, nëse një klub do pranojë të blejë edhe verën time do ta bëjë se mendon se është biznes i mirë për të dyja palët. Por, për mua ka më shumë rëndësi aspekti sportiv. Në vendet e përmendura, do të shkoj apo jo unë, vera ime "Bodega" do të vazhdojë të shitet. Jam krenar që kam shansin të zgjedh. Ju largoheni në nivele të larta dhe pjesë e rëndësishm­e e ekipit. Mendoni se do jua ndiejë Barça mungesën? Me kohën gjithçka do shihet ndryshe. Futbolli dhe sporti ecin shumë shpejtë, si jeta. Ne do të vazhdojmë të fitojmë. Çdo vit duhet të përmirësoh­esh, s'ka zgjedhje tjetër.

Duhet të mësohemi me Barçën që të nisë të luajë ndryshe pa ju dhe Ksavin?

Gjatë kësaj kohe skuadra ka pasur këtë stil dhe filozofi që nisë nga skuadrat e moshës. Do apo nuk do, nis të identifiko­hesh me një markë futbolli që jo domosdoshm­ërisht është më e mira. Por, ky stil ka sjellë shumë rezultate pozitive për Barçën. Van Gal? Trajneri im më i rëndësishë­m. Guardiola? Një mjeshtër. Pujol? Kapiteni. Ksavi? Pika ime e referencës. Ronaldinjo? Magjik. Mesi? Unik. "Stamford Bridge"? Dita më magjike që përjetova te Barça. Johanesbur­gu?

Dita më magjike që përjetova me kombëtaren.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania