Panorama Sport (Albania)

Salah: U riktheva prej Çelsit

“Kisha një llogari me ata që thoshin se s'ia dilja dot këtu. Liverpuli e mund Realin”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

ohamed Salah, pasi ka rrëmbyer edhe çmimin e lojtarit më të mirë të klubit të tij këtë sezon, tashmë e ka fituar bastin e tij me ata që nuk mendonin se ishte i aftë për të luajtur në Premier Ligë. Sulmuesi egjiptian, i cili ka shënuar 43 gola në sezonin e tij të parë në "Anfield", pranon se u rikthye në ishull për t'i provuar botës se ai nuk e meritonte të shitej nga Murinjo në vitin 2015. "Për të qenë i sinqertë, ka qenë gjithnjë në mendjen time që kur u largova nga Çelsi. E kam thënë shumë herë, kam menduar gjithnjë të rikthehem sepse shumë njerëz thoshin 'ai nuk do t'ia dalë këtu'. Bëra dy sezone të shkëlqyera me Romën dhe të gjithë më këshilloni­n që të mos kthehesha, por unë doja t'u provoja të kundërtën".

CHAMPIONS-i - Liverpulit i duhet vetëm një pikë në javën e fundit të Premier Ligës ndaj Brajtonit për të siguruar vendin e katërt përpara Çelsit. Pas saj, përqendrim­i i 5 herë kampionëve të Europës do të

jetë në Kiev, në skenën e finales së Ligës së Kampioneve, ku përballë do të kenë Realin e Madridit më 26 maj. Spanjollët, të cilët e kanë fituar trofeun tri herë në katër vitet e fundit, shkojnë në stadiumin "Olimpik" me statusin e favoritit, por njeriu që ka shënuar 10 gola në

Champions këtë sezon, këmbëngul se "reds"-at nuk kanë asgjë për të pasur frikë: "Sigurisht që mund të fitojmë. Ne luajtëm në gjysmëfina­le dhe çerekfinal­e kundër Romës dhe Mançester Sitit. Që të dyja janë skuadra shumë të mira. Ato kanë cilësi speciale dhe kanë

bërë një sezon të shkëlqyer. Por, bëhet fjalë vetëm për një ndeshje. Nuk është shumë e gjatë. Është vetëm një hap, kështu që ne duhet të vazhdojmë të luftojmë dhe jam shumë i emocionuar. Të gjithë janë të emocionuar në Liverpul kështu që le të shohim".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania